E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoret per auditin e brendshem

Per te rritur cilesine e punes se auditit te brendshemne baze te ndryshimeve te ligjit per auditin e brendshem ministria e Financave ka organizuar nje takim me specialistet e sektoreve financiare te njesite vendore te qarkut te Shkodres.Per shefin e drejtorise se pergjithshme te auditit ne Ministrine e Financave Hysen Muceku ndryshimet e ligjit kane per qellim rritjen e efikasitetit por dhe pergjegjesise se institucioneve financiare dhe specialisteve te trajnuar per audite prane te gjitha institucioneve vendore.

Ajo qe duam te theksojme ne eshte risi qe sjell legjislacioni i ri me qellim qe dhe sherbimi i auditimit ne sherbimet publike te kryhet ne perputhje me standardet dhe praktikat me te mira te kesaj fushe tha Hysen Muceku Drejtor i Pergjithshem i Auditit te Brendshem Ministria e Financave.

Prefekti i qarkut Maxhid Cungu vleresoi rendesine e auditit te brendshem per rritjen e efektshmerise se shfrytezimit te granteve por dhe investimevene kuader te transparences se plote financiare te organeve shteterore.

Njesite e qeverisjes vendore kane nje rol shume te rendesishem ne kuader te decentralizimit qe ishte nje reforme me prioritare te qeverise shqiptare. Ata kane marr kompetenca ne menaxhimin e shume funksioneve. Sigurisht qe strukturat e auditimit jane instrumentet te cilet permiresojne dhe bejne me transparente punen e tyre u shpreh Maxhid Cungu Prefekt i Qarkut Shkoder.

Ndryshimet ne ligjin per auditin e brendeshem prekin edhe afatet e kryerjes dhe dorezimit te raporteve te auditit prane ministrise se financave.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›