E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofia Vergara, më e paguara e televizionit

Sofia Vergara është aktorja më e paguar e televizionit për të dytin vit radhazi. Ylli kolumbian ka fituar 30 milionë dollar vitin e kaluar duke u bërë femra më e suksesshme në televizion.

41-vjeçarja ka arritur këtë shifër marramendëse jo vetëm me serialin Modern Family, por edhe me kontratat publicitare, ku ajo ka sukses si në tregun anglishtfolës, ashtu edhe në atë spanjishtfolës,transmeton “Tch”.

Vergara ka një axhendë të ngjeshur në muajt e fundit të këtij viti. Sezoni i pestë i Modern Family do të nisë më 25 shtator dhe gjithashtu, do të interpretojë në filmin Fading Gigolo së bashku me Sharon Stone. P.K

sofia

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›