Sofia e Kominateve Nje histori tragjike zbulon romanin e pare
Intervistoi Violeta Murati
Romani Sofia e Kominateve e shkrimtarit Antonio Santori ngre steken e trashegimise sone letrare ne levrimin e prozes ne nje kohe me prozen italiane te shek. XIX. Ne historine e letersise shqipe ky shenon shkrimin e romanit te pare. Zbulimi i ketij romani konsiderohet kompleks si arsye letrare ashtu dhe shkencore i cili pervecse i plote i transkriptuar nga Merita Bruci na vjen per here te pare ne nje botim kritik.
Para pak ditesh ne nje konference shkencore u degjuan disa zera se romanit te shkruar nga Dom Ndoc Nikajt i duhej dhene vendi i nderit si i pari ne letersine shqipe. Po askush nuk ngriti gishtin qe ta pohonte. Si duket kjo veper e Santorit qe flinte ne doreshkrim ne biblioteken e qytetit te Kozences e vjen si botim i Universitetit te Napolit LOrientale me me pak fat se Emira tani e kishte kohen thote filologia Bruci.
Ka nje qendrim moral mes botimit dhe doreshkrimeve origjinale qe filologia tregon cfare shkakton transmetimi i nje vepre kur i shmanget origjinalit vullnetit te autorit. Ky eshte fati i veprave te Santorit qofte dhe me Emiren per te cilen ka rezerva dhe pritet nje botim kritik. Ndersa romani eshte trashegimi e te folmes se katundeve arbereshe shpjeguar si nje natyre e buruar e shkrimtarit si frat e njeri mjaft komunikues por dhe eksperimentues me zhanret letrare.
Keshtu Santori deshmon jeten dhe kohen kur jetoi vleresuar nga katedra e Universitetit te Napolit si plotesim i zbrazetise ne historine e letersise shqiptare ne proze qe do te ndikoje ne nje lexim ndryshe te letersise shqipe te shek. XIX.
Vepra letrare e Santorit bashke me De Raden dhe Zef Skiroin konsiderohet pjesa me cilesore te letersise arbereshe te Italise dhe te letersise shqipe. Per shkak te kushteve te renda jetesore sa qe gjalle Santori botoi vetem ndonje nga veprat e veta letrare qe shkroi prandaj pjesen me te madhe te tyre e la ne doreshkrim. Pasardhesit e tij ne dy anet e Adriatikut brenda 150 vjetesh botuan vetem disa nga doreshkrimet e tij. Megjithate prej studiuesve del mendimi se sot e gjithe diten kane mbetur te pabotuara nje varg veprash te tjera te cilat nuk bejne pjese ne vlerat aktive te letersise shqipe dhe nuk komunikojne me lexuesin. Per kete arsye merr fund sinjalizimi disavjecar se eshte ne doreshkrim romani i pare ne shqip Sofia e Kominateve.
Ne kete interviste per standard filologia Merita Bruci flet per punen e saj pesevjecare ne transkriptimin e vepres raportet e nje filologu me tekstin letrar deri ne permbushjen e vullnetit te autorit ne komunikimin me lexuesit. Sofia e Kominateve sapo eshte botuar ne Itali si bashkepunim ndermjet Universitetit te Napolit LOrientale dhe Qendres Nderuniversitare te Studimeve Albanologjike.
Flitej vetem si doreshkrim dhe dje ne ditet e albanologjise u njoftua botimi ne alfabetin e sotem te shqipes te romanit te panjohur per letersine shqipe Sofia e Kominateve te Anton Santorit transkriptuar prej jush. Si erdhi ky projekt pse zgjodhet kete veper
Kjo veper erdhi ne vazhden e pasionit edhe formimit tim. Tanime kam studiuar dhe jam formuar si filologe dhe si dekodifikuese e teksteve te vjetra te arberishtes. Keshtu edhe transkriptimi i kesaj vepre eshte ne vazhdimesi te punes sime. Pse u zgjodh Sofia Kominate Te sjellesh ne botime kritike te permasave rigoroze shkencore vepra te tilla qe kane nje volum te jashtezakonshem pune jane iniciativa qe nuk perballohen vetem. Keto nisma kane nevoje per nje konsulence te madhe dhe njekohesisht perfshihen ne projekte shkencore ne kuader te te cilave keto vepra vendosen dhe pastaj drejtohen nga personalitete te shkences te kesaj fushe. Si e tille u realizua dhe transkriptimi i Sofia e Kominateve si nje projekt i Universitetit te Napolit LOrientale nga katedra e gjuhes shqipe qe funksionin prej vitit 1903 qe ne ngjallje te De Rades. Sot ka nje projekt te madh te botimeve nga ky Universitet per doreshkrimet e pabotuara te letersise shqipe. U perzgjodh Sofia e Kominateve si nje veper karakterizuese e Santorit si nje veper e shumedeshiruar si nje veper e shumepritur por nga volumi shume i madh i punes qe ajo ka dhe problemet qe paraqet kerkonte nje impenjim te madh.
Atehere pervec si projekt i Universitetit te Napolit LOrientale shohim dhe nje kompleks tjeter qe ka te beje qofte me arsyet shkencore e letrare per ardhjen sot te kesaj vepre...
Po ka shume arsye shkencore dhe letrare sepse nga Santori nuk kemi ndonje shenim mbi datimin e doreshkrimeve e konkretisht dhe per kohen kur eshte shkruar Sofia e Kominateve. Une supozoj se eshte shkruar ne vitet 1870 te shekullit te XIX-te. Per kete i referohem ekzistences se disa burimeve direkte e indirekte qe me kane shtyre te besoj se eshte e asaj kohe. Nje nga burimet eshte krahasimi i alfabeteve te tij te perdorur ne faza te ndryshme te krijimtarise. Pikerisht alfabeti i Sofia e Kominateve i perket kesaj periudhe. Njekohesisht nisem nga citime te tjera ose referime te tjera indirekte sic eshte nje leter e Dora DIstria drejtuar Angelo De Guvernatis ku permendet ne nje roman ne shqip nje prift nga Kalabria apo citimet e Giuseppe Gradilones apo De Rades. Domethene jane burime indirekte qe perforcojne idene e krijuar nga perdorimi i alfabetit.
Kjo veper eshte zbuluar si doreshkrim si rate ne gjurmet e tekstit
Eumlshte ende doreshkrim dhe eshte nje roman i sinjalizuar. Ka nje sinjalizim nga Gradilone dhe nje pershkrim te sasise se dokumenteve qe ndodhen ne biblioteken e qytetit te Kozences. Po ashtu edhe ndeshur edhe ne historite letrare ku permendet se ekzistojne romane te pabotuara te Santorit por deri me tashi askush nuk e kishte marre iniciativen per ta transkriptuar.
Ne cgjendje jane doreshkrimet
Doreshkrimet jane ende ne gjendje te deshifrueshme. Jane 1 mije flete nder te cilat 300 flete i perkasin variantit arberisht dhe mbi 700 variantit italisht. Them dy variantet sepse sipas tradites se shkrimtareve arbereshe ata i hartonin tekstet e tyre ne arberisht pra ne te folmen e katundit te vet dhe i perkthenin vete ne italisht per te pasur nje publik me te gjere.
Kemi te bejme me doreshkrime origjinale apo variante
Jo absolutisht jane doreshkrime origjinale qe rrit edhe shkallen e veshtiresise se transkriptimit e interpretimit pasi eshte nje doreshkrim i lene nga autori dhe pas vdekjes se tij nuk mund ta prekesh. Kjo do te thote se duhet ti qendrosh besnik cfare eshte shkruar aty.
Vite pune impenjim i madh per Sofian...
Jane pese vite pune me impenjim te jashtezakonshem. Per te mberritur tek nje faze te ajo e transkriptimit te ketyre doreshkrimeve edhe sipas kanoneve te filologjise duhet te njohesh shume mire periudhen kur jetoi dhe shkroi autori duhet te njohesh shume mire te folmen e tij te njohesh te folmet fqinje duhet te njohesh mire traditen e kuratoreve qe jane marre me vepra te tjera te tij duhet te njohesh traditen filologjike te studiuesve arbereshe dhe atyre shqiptare. Keto duhen ngaqe Santori e ka shkruar vepren ne nje alfabet te ndryshem nga ai i Manastirit. Me pas duhet te gjesh kodin alfabetik te tij dhe te kalosh ne dekodifikimin e tekstit qe ke perpara syve. Pra vepren Sofia e Kominateve e sjellim ne alfabetin e sotem duke ruajtur formen gjuhesore te kohes gjendjen e asokohshme te gjuhes.
Sa dijeni keni pasur mbi kete veper nga te dhenat e rezultuar nga historia e letersise shqipe
Ka ekzistuar vetem nje pohim i thjeshte se Santori ka lene doreshkrime te pabotuara nder te cilat edhe nje roman Sofia e Kominateve ne arberisht prej 208 faqesh theksohet ne burimet letrare. Transkriptime te disa fragmenteve te tekstit ka bere Gradilone ne nje artikull te tij te gjate kushtuar ketij romani si dhe studiuesja Klara Kodra dhe asgje me shume.
Ne kete aspekt jo vetem per kete roman por ne teresi per veprat e Santorit ju si njohese personale e tij si e shikoni te pozicionuar ne historine e letersise shqiptare bashke me kontrastet qe jane krijuar ne transmetimin e veprave te tij
Jam e detyruar per nevoja te studimit te zgjerimit te njohjeve te mia personale mbi autorin te verifikoj gjithe gamen e doreshkrimeve te tij. Ato qe gjenden ne vepra te botuara ne botime kritike rigoroze apo ne botime vullnetmira ose divulgative - konstatimi im personal eshte qe nje e treta e veprave te tij eshte ne botim kritik rigoroz qe mundeson dhe nje analize gjuhesore dhe letrare te sakte te vepres te autorit dhe gjuhes se tij. Kurse pjesa tjeter ekziston ne botime divulgative por qe nuk e ofrojne kete garanci shkencore. Ne kete pike filologjikisht Santori mbetet ende nje autor per tu zbuluar sepse eshte transmetuar me shmangie nga origjinaliteti i gjuhes aq me teper kjo vihet re edhe ne botimet shkollore dhe perben nje fakt shume problematik.
Vazhdon te transmetohet i shmangur nga origjinaliteti
Une me studentet e mia po bejme kerkime te tilla dhe kemi konstatuar deri me sot se per ato vepra ku nuk ka botim kritik jane mjaft problematike. Nuk flas per ato vepra te pakten romanet e tij ne vargje qe ekziston botimi kritik jane gjashte romanceta te botuar nga filologe arbereshe te tjerat kane probleme.
Ku qendron problemi konkretisht
Problemi eshte se nuk kemi nje respekt te te vertetes. Kemi nje shmangie nga e verteta. Sot koherat kane ndryshuar. Ne duhet ti studiojme autoret ne gjuhet e tyre origjinale ne te folmen e tyre origjinale. Sepse gjuha shqipe e folmja me te cilen ato kane shkruar eshte e folmja lokale dhe nuk mund te vleresosh saktesisht shkencerisht autorin nese nuk njeh krijimtarine e tij ne origjinal. Keshtu qe hidhet nje tis dyshimi mbi kete prodhimtari te tij letrare.
A eshte nje veper romantike si na vjen ne permbajtje Sofia e Kominateve
Nuk eshte veper shume romantike. Kemi te bejme me nje veper realiste. Eumlshte jeta e komunitetit arberesh e nderthurur me jeten e komunitetit kalabrez ne te cilen Santori ka jetuar vete dhe ka shkruar. Romani dallohet per tablo shume realiste dhe cfare e shtyn ate eshte paraqitja e kesaj jete me gjithe problematiken e saj se bashku me anet e bukura. Ka tablo ku pershkruhen nga zakonet e lindjes vdekjes dasmave festimet e fetare e deri te problematikat si varferia etj. Romantike do te ishte ndoshta rikujtimi i atdheut te te pareve dhe figura e shquar e Gjergj Kastriotit.
Cilat eshte historia e romanit linjat e tij
Sofia e Kominateve eshte historia e nje vajze te re jo e zakonshme eshte nje princeshe. Ajo niset nuse ne nje dere tjeter per te princi. Por rruges anija e saj sulmohet dhe rrembehet nga piratet qe ishin te bregut tjeter te Adriatikut te bregut kalabrez. Sic ishte zakoni i hershem baronet e kohes furnizoheshin me vajza te reja dhe piratet ia dergonin atij.
Eumlshte nje figure pak eterike shume e pervuajtur e cila ka nje fund tragjik. Po kaq fund tragjik ka edhe i fejuari i cili niset ne kerkim te fejuares se tij. Romani ka dy linja nje qe mbyllet me vdekjen e Sofias dhe linja tjeter merret me jeten e te vellait te saj i cili ka asistuar ne vdekjen e se motres ne gjithe fatkeqesine e saj. Me pas ai eshte gjithmone ne dilemen e tij te ndjeke dashurine e tij per vajzen e Baronit apo ta refuzoje kete dashuri per shkak te te keqes se madhe qe ata i kane bere te motres.
A ka te dhena nga autori ne lidhje me vepren cfare e ka frymezuar ne kete histori
Santori eshte natyre qe eksperimenton. Ai ka eksperimentuar shume zhanre te gjinise letrare shqiptare dhe eshte protagonist i pare ne levrimin e drames melodrames tragjedise satires fabules romanit ne vargje dhe romanit. Ne parathenien qe i ka bere nje prej romancetave te tij tregon se ai tenton te shkruaje nje roman per te edukuar arsimuar nxjerre nga injoranca bashkefshataret e tij mendon ndoshta se nje permase kaq e madhe e shkrimit nuk arrin dot te depertoje tek ta dhe zgjedh pastaj romancetat ne vargje nje menyre me popullore te trajtimit te problemeve. Keshtu mesa duket ka mbetur nje fiksim i tij dhe i eshte kthyer shkrimit te romanit.
Kjo shenon vepren e pare te ardhur deri me sot ne letersine shqipe. Si vjen ne gjuhe letrare sa i takon horizontit te veprave qe ka lene
Po me aq sa njohim deri tani Sofia e Kominateve shenon romanin e pare ne letersine shqipe. Ne roman ai shprehet se shqipja e asaj kohe eshte e veshtire per te permbushur. Te pakten e ka me teper ne nivelin e orendive ne permbushjen e emertimeve mjaft termave. Keshtu ai mundohet te krijoje terma te reja duke pasur ne baze gjedhen shqipe por duke perdorur shume fjaleformimin. Sigurisht gjuha qe ai sjell eshte gjuha e lokaliteteve te vendit te tij te cilen ai e fikson e dokumenton. Por Santori ishte nje njeri me gojetari te jashtezakonshme. Duke qene frat ai kishte nje komunikim te jashtezakonshem me popullin e tij. Per kete arsye ndeshin fjale dhe nga e folmja e fqinjeve nga te folme te tjera gjeografikisht vende me te largeta. Ka pershkrime shume te gjalla karakterizime personazhesh fenomenesh natyrore. Kjo eshte gjuha e kohes se tij e cila e pasuron shume inventarin e shqipes duke e bere nje gjuhe qe arrin te permbushe e te jape strategji rrefimi te jashtezakonshme.
Ne krahasim me Emiren si e shikoni romanin e Sofia e Kominateve
Jemi brenda nje autori. Tematikat jane pak a shume te njejta sepse edhe motivet nga te cilat frymezohet Santori jane te njejta. Por problematika qe ai trajton eshte shume e gjere dhe permasat e prozes qe ai sjell jane shume me te medha te Sofia... sesa Emira e cila se shpejti do te dale edhe kjo ne nje botim kritik.
Pra cfare zbuloni jane sprovat letrare te Santorit deshira e tij per te eksperimentuar
Santori per mua eshte ende i pazbuluar dhe kjo sprove letrare e tij do te ndryshoje shume balancen e studimeve mbi te.
Ka pasur ndonje arsye pse ne njohim Emiren dhe jo vepren e pare te letersise shqipe Sofia e Kominateve e patranskriptuar deri tani
Jo sepse Emira ka pasur fatin e mire qe te botohet ne tre akte nga De Rada. Nje variant i cili ndryshon nga varianti i botuar i plote i Solanos me lsquo84-n. Une kam rezervat e mia per respektimin e formave origjinale te autorit dhe per kete arsye kam rinisur botimin kritik te Emires. Por mendoj se kjo veper thjesht ka qene me me fat per tu botuar. Sofia... ka nje problematike me te madhe kerkon nje mundim me te madh. Ndoshta i erdhi koha tani.
Mendoni se lexuesi i sotem ka pritshmeri per ta marre Sofia Kominaten ne kete forme
E rendesishme eshte qe kemi nje proze qe levrohet ne mesin e viteve lsquo800 se bashku me prozen italiane. Kjo na e ngre steken si komb dhe si trashegimi letrare. E rendesishme eshte qe kjo vjen duke respektuar gjuhen origjinale te autorit. Shpresoj qe per komunitetin letrar kjo perben nje zbulim brenda kurse per komunitetin jashte Shqiperise sidomos ne Itali nder arbereshe do te ndryshoje ose plotesoje figuren e Santorit si kontribuues ne kete letersi.
Komunikimi me lexuesin ne Itali ka nisur me pare
Ne Itali vepra ka nisur komunikimin. Sapo ka dale nga shtypi qe permban studimin hyres me gjithe te dhenat mbi doreshkrimin alfabetin e Santorit alfabetin e perzgjedhur per kete proze roman mbi kriteret e botimit strategjine e rrefimi. Ka nje hyrje studimore te profesor Italo Fortinos qe e vendos Santorin ne kuader te panorames letrare arbereshe. Ndersa vellimi i dyte qe eshte ne shtyp do te sjelle variantin italisht te ketij romani perkthimi i vete Santorit ne italisht sipas tradites se shkrimtarit dhe njekohesisht jepen konkordancat leksikore te tekstit arberisht.
Kur do te udhetoje vepra per ne Shqiperi
Besoj sa me shpejt sa te gjeje nje mundesi transportimi qe varet nga dergesat qe do te beje Universiteti i Napolit pasi eshte botim i tyre.