E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen cmimet per barnat e rimbursueshme

Pacientet qe trajtohen per semundje te renda apo kronike me barna te rimbursushme do ti gjejne keto ilace me lire ne farmaci. Cmimi i barnave te rimbursueshme eshte ulur duke rritur ne kete rast perfitimin e pacienteve.Elvana Hana drejtoreshe e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor sqaron se ulja e cmimit pati efekt ne uljen e shpenzimit total te rimbursimit me 7 dhe me kete fond tashme kurohen me shume paciente. Kategorite qe trajtohen me barna te rimbursushme jane ata qe vuajne me leucemi te prekurit nga semundjet kardiovaskulare por edhe semundjet te tjera kronike te veteraneve apo pensionisteve. Shqetesimi ne kete rast eshte se ka nje rritje te numri te pacienteve qe vuajne nga semundje te tilla dhe trajtohen me barna te rimbursueshme. Pergjate 2011 ilacet kushtuan me shtrenjte ndersa ato te rimbursueshme mbeten me cmime te njejta. Lista e barnave te rimbursushme per kete vit eshte 420 e cila arrin ne vleren e 6.9 miliarde lekesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›