Papa Benedikti i 16-te viziton Jaunden
Papa Benedikti i 16te ka mberritur ne Jaunde, kryeqytetin e Kamerunit ne viziten e tij te pare zyrtare ne kontinentin afrikan. Ne kete kontinent jeton rreth 70% e te prekurve me virusin Hiv Aids. Kjo semundje ka thene Ati i Shejnte nuk mund te sherohet vetem me ane te parave dhe perdorimit te mjeteve mbrojtese qe sipas tij e perkeqesojne situaten Pozicioni i hapur i Papes ndaj perdorimit te tyre ka ndezur polemikat ne rradhet e shoqatave humanitare qe kontribuojne ne terren per luftimin e fenomenit te Sides.Ne Afrike nga fillimi i viteve 80 Aidsi ka shkaktuar me teper se 25 milione viktima. Pas Kamerunit, Benedikti i 16-te do te shkoje ne Angola ku do te permbylle dhe viziten e tij zyrtare ne kontinentin afrikan.