E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sokol Bardhi emërohet në krye të QKB-së

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Sokol Bardhi do të jetë në krye të Qendrës Kombëtare të Biznesit duke zëvendësuar në këtë post drejtoreshën e komanduar Elisabeta Furiku.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Bardhi mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Inovacionit dhe Teknologjisë në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku kontribuonte në krijimin e politikave dhe strategjive për inovacionin.

Ai ka përfunduar me sukses studimet për Sistemet e Informacionit të Biznesit në Universitetin East London në Britaninë e Madhe, si dhe në Inxhinierinë e Kompjuterëve në Politeknikumin e Tiranës.

1 nga 6

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›