E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokol Koçiu, pas daljes nga burgu, avokat i Arben Grorit

Tiranë, 21 Korrik NOA - Dy avokatët e Arben Grorit kanë reaguar sot në një konferencë për shtyp për vendimin e marrë nga Gjykata e Strazburgut pro klientit të tyre.

Mbrojtja ligjore, është marrë përsipër nga Ardian Kasapi dhe Sokol Koçiu. Ky i fundit, para pak javësh doli nga qelitë pas afro shtatë vjetësh që ishte arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

Koçiu dhe Kasapi, duke folur para mediave sot, kanë vënë theksin edhe në rastet e tjera të shkelje të kryera nga drejtësia shqiptare duke njohur dhe konvertuar vendimet e huaja në sajë të marrëveshjeve ndërkombëtare të paratifikuara.

Vendimi i marrë nga gjykata e Strasburgut ka rrëzuar mitin e pavarësisë për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, pavarësi kjo që ka një nënshkrim karshi ligjit, deklaroi mbrojtja.

Sipas tyre, ky vendim ka goditur edhe dispozitat kushtetuese. Vendimi, - theksuan ata, - nuk mund të unifikojë praktikën gjyqësore.

Po ashtu, pala mbrojtëse e Arben Grorit, tha se këtu janë dhënë shumë vendime që nuk kanë pasur marrëveshje ndërkombëtare.

Në fund Gjykata e Strasburgut tregoi humanizmin e saj për trajtimin çnjerëzor të Grorit, - theksoi sot gjatë një konferencë për shtyp Sokol Koçiu.

Konferenca u zhvilluar në ambientet e Holel Tiranës, ku të pranishëm qenë edhe avokatë të tjerë, si dhe përfaqësues nga Avokati i Popullit.

Në fund ata theksuan se gjykata e Strazburgut do të ketë si shembull këtë rast edhe për raste të tjera që do të gjykohen.

Grori do të ketë disa përfitime pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Së pari sipas mbrojtësve atij do t'i hiqet burgimi i përjetë për vrasjen e Naim Zyberit në Itali.

Po ashtu ai do të ketë përfitim financiar, trajtim mjekësor dhe në fund fitimin e tij moral. Po ashtu vendimi i dhënë nga Strasburgu do të shfrytëzohet edhe për vendimin e dhënë për trafikun e narkotikeve, ku sipas mbrojtësve janë konstatuar shkelje gjatë gjykimit të Grorit dhe dënimit të tij me 15 vjet burgim.

/a.k/b.a/NOA/

Më poshtë vijon përmbledhja e vendimit:

N O T E   S P J E G U E S E

ME DETAJE, EKSTRATE DHE CESHTJE LIGJORE

- Shpallja e Vendimit është bërë më 07 Korrik 2009, nga Seksioni i Katërt i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mbledhur në Dhomën e përbërë prej:

Nicolas Bratza, President,
Josep Casadevall,
Giovanni Bonello,
Kristaq Traja,
Ljiljana Mijovi,
Ján ikuta,
Päivi Hirvelä,  gjyqtarë,
dhe Laurence Early, Sekretar i Seksionit

- Më 07 Korrik 2009 në respektim të nenit 77 të Rregullores së Gjykatës, ky vendim i është përcjellë Komitetit të Ministrave dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.  

- Më 07 Tetor 2009, në respektim të neneve 42 e 44 të Konventës, ky vendim bëhet përfundimtar dhe zbatimi i tij do të mbikqyret drejtë përsëdrejti nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës (neni 46/1 I Konventës).

- Në dispozitivin e këtij vendimi Gjykata deklaron - shkelje të nenit 3 të Konventës lidhur me trajtimin çnjerëzor të A.Grorit nga ana e autoriteteve kompetente shtetërore; - shkelje të nenit 5/1 të Konventës për burgim të padrejtë; - shkelje të nenit 6/1 të Konventës për një proces të rregullt ligjor ndaj tij; - shkelje të nenit 34 të Konventës për pengim të së drejtës së aplikantit për ankim në Gjykatën Evropiane lidhur me sëmundjen e tij.

Gjithashtu Gjykata ka vlerësuar si burgim të padrejtë për A.Grorin periudhën 15 Maj 2002 20 Dhjetor 2003, të cilën e ka konsideruar si burgim që është bërë për llogari të njohjes dhe konvertimit të vendimit italian.

Lidhur me sa sipër Gjykata ka vendosur që shteti shqiptar deri më  datën 7 Janar 2010, ti paguaj aplikantit 8,000 (tetë mijë euro) për dëm jo material dhe 7,000 (shtatë mijë euro) për kosto dhe shpenzime.

- Në kuptim dhe zbatim të nenit 46/1 të Konventës, nenit 122/1 të Kushtetutës dhe Rekomandimit REC (2004)6 të Komitetit të Ministrave (botuar në Fletoren zyrtare Extra Korrik 2007) ky vendim ka fuqi detyruese. Ai duhet të ekzekutohet menjëherë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shteti shqiptar.

- Lidhur me jurisprudencën vendase ky vendim konsiderohet nga Rekomandimi REC (2004)6 i Komitetit të Ministrave, si vendim pilot-model, çka do të thotë që të gjitha çështjet analoge që janë në pritje të shqyrtimit apo shqyrtim e sipër do te zgjidhen ne frymen e ketij vendimi ndërsa ato të shqyrtuara apo do te zgjidhen po ne frymen e ketij vendimi por bazuar ne mjetet e brendeshme te ankimit te cilat do ti garantoje shteti shqiptar.

E thënë ndryshe të gjitha njohjet dhe konveritmet e vendimeve penale të huaja nga gjykatat shqiptare, të cilat në themel kanë marreveshje ndërkombëtare të paratifikuara nga shtetet respective, konsiderohen të paligjshëm dhe duhen prishur në bazë të instrumenteve të ankimit të garantuara nga shteti shqiptar.

Po kështu do të veprohet edhe me ato vendime të gjykatave shqiptare që janë mbështetur në marrëveshje ndërkombëtare të pa ratifikuara nga shtetet e interesuara.

Çështjet ligjore

Ashtu siç përshkruhet dhe në paragrafin 3 të Vendimit, pretendimet tona konsistonin në faktin se Gjykatat Shqiptare kishin vendosur dënimin e aplikantit  me burgim të përjetshëm, duke konvertuar një vendim të imponuar nga gjykatat italiane në shkelje flagrante të kërkesave ligjore që rrjedhin nga ligjet në fuqi në periudhën  në fjalë si dhe në faktin që aplikanti gjatë periudhës së burgimit  ishte trajtuar në mënyrë çnjerëzore lidhur me ekzaminimin, mjekimin dhe monitorimin e sëmundjes së tij.  

I. Shkelja e nenit 5/1 të Konventës lidhur me njohjen dhe konvertimin nga shteti shqiptar të vendimit italian.

Faktet.

Së pari, është e rëndësishme të theksohet se Gjykata Evropiane zbulon faktin që nga shteti italian nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë kërkesë për njohjen dhe konvertimin e vendimit në Shqipëri, pasi nga aktet e administruara rezulton që më 28 Mars 2002, Ministria italiane e Drejtësisë informonte Zyrën e prokurorit publik se autoritetet italiane nuk do të kërkojnë njohjen dhe zbatimin e një vendimi penal të lëshuar nga gjykatat italiane sepse asnjë nga vendet nuk ishte anëtare të një marrëveshjeje ndërkombëtare për këtë çështje (para.20). Çka do të thotë se shteti shqiptar që në muajin Mars të vitit 2002 ishte vënë në dijeni të faktit që vendimi në fjalë nuk mund të njihej.

Së dyti, kundërligjshmëria e njohjes dhe konvertimit të këtij vendimi në Shqipëri ka nisur me një shkresë të autoriteteve shtetërore shqiptare për të cilën Gjykata shprehimisht thotë: Më 8 Prill 2002, Ambasada Shqiptare në Romë, në një letër me një  titull keqinformues Transferimi i një shtetasi shqiptar që mbahet tashmë i ndaluar në Itali, informonte qeverinë e Shqipërisë për "kërkesën e ekstradimit" nga Ministria e Drejtësisë të Italisë për aplikantin, që sipas letrës së ambasadës po "kryente dënimin në Itali"(para. 21).

Vlerësimi i Gjykatës.

Gjykata vë në dukje se në kohën e ndalimit të aplikantit më
15 Maj 2002 procedura për njohjen dhe zbatimin e një vendimi të dhënë nga një gjykatë e huaj  bëhej sipas nenit  512 dhe 514 të Kodit të Procedurës Penale (KPr.Penale). Sipas këtyre dispozitave, procesi  parashtrohet përpara gjykatave të rrethit pas një kërkese të Ministrisë së Drejtësisë, menjëherë sa kjo ishte njoftuar për dhënien e dënimit të huaj për një shtetas shqiptar" (para 153)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›