Sokol Olldashi: PD duhet të zgjerojë kryesinë
TIRANË- Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Sokol Olldashi në një takim me strukturat e PD-së në Kombinat kërkoi që kryetarët e degëve në rrethe të jenë pjesë e kryesisë së PD-së të Shqipërisë.
Olldashi u shpreh se ndër të tjera është e nevojshme të bëhet inventarizimi i kontributeve te çdo anëtari si dhe te vendosen mekanizma përgjegjësish dhe mekanizma stimujsh.
“Kjo do të thotë që ne kemi nevojë të zgjerojmë kryesinë e përgjithshme të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të kemi 36 kryetarë të degëve qendër rrethi- ex officio anëtarë të Kryesisë dhe shtuar këtyre një korpus anëtarësh, të cilët do të bëjnë kryesinë në tërësi. Nga ana tjetër kemi nevojë të ndërtojmë një korpus këshillimor apo një hallkë të ndërmjetme , jo vendimmarrëse, por këshilluese për Kryetarin dhe për Kryesinë. Pra një grup, i cili ka të gjithë eksperiencën e ndërtuar nga PD në 23 vjet dhe që e vë në funksion të drejtimit politik të partisë”, u shpreh Olldashi
(e.m/BalkanWeb)