E Diel, 1 Nëntor 2026

Thohir 30% të aksioneve, Morati mbetet president i Interit

Ditë të nxehta për shitjen e aksioneve të Interit. Presidenti zikaltër, Masimo Morati, duket se ka vendosur ta mbyllë marrëveshjen me biznesmenin indonezian Erick Thohir. Për momentin këshilltarët ligjorë të biznesmenit kanë arritur një marrëveshje paraprake, e cila parashikon shitjen e shoqërisë që ka në gjirin e saj Interin, në dy faza.
Fillimisht Thohir do të blejë vetëm 30 përqind të aksioneve, ndërsa Masimo Morati do të mbetet president, dhe më pas biznesmeni indonezian do të marrë frenat e shoqërisë. Një marrëveshje e logjikshme kjo, duke parë dëshirën e manjatit aziatik për të drejtuar në të ardhmen shoqërinë zikaltër. Nga ana tjetër, Masimo Morati, i cili është shprehur disa herë se presidenca do të vazhdojë të mbetet në duart e tij, duket është dorëzuar ndaj milionave me burim nga Indonezia, për t’i dhënë frymë shoqërisë, që vitet e fundit po përballet me probleme të shumta financiare. (eduard.ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›