E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana: Marrëveshja e Ohrit, kusht për Maqedoninë

Bruksel- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Havier Solana deklaroi sot në Bruksel se Maqedonia patjetër duhet ta implementoj deri në fund Marrëveshjen e Ohrit. “Marrëveshja e Ohrit ishte një e arritur e shkëlqyeshme dhe patjetër duhet të implementohet deri në fund”, theksoi në Bruksel diplomati evropian, Havier Solana pas një takimi me presidentin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Havier Solana gjithashtu theksoi se çështja e emrit është tepër e rëndësishme dhe të duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur. "Kur takohem me ndonjërin nga liderët e vendit, bisedoj për këtë çështje të rëndësishme e cila edhe i krijon vështirësi vendit tuaj për avancim ku dëshironi të shkoni dhe ku shumë njerëz dëshirojnë ta shohin. Duhet të bëhen përpjekje dhe shpresoj se zgjidhja do të gjendet. Ai është drejtimi për të cilin shpresojmë se të gjithë do të punojnë", theksoi Solana.

Zyrtari i lartë evropian ka theksuar se Maqedonia ka bërë punë të mirë në rrugën drejtë BE-së dhe tash është në pozicionin që i duhet pak angazhim për të hyrë në procesin e negociatave me Unionin. Presidenti në largim, Branko Cërvenkovski theksoi se Maqedonia është e fokusuar për të fituar datën për fillimin e negociatave aderuese.

“E dijmë saktësisht se cilat janë punët dhe kriteret që gjatë periudhës së ardhshme duhet ti plotësojmë dhe besoj se Maqedonia ka vullnet të mjaftueshëm politik dhe kapacitete institucionale që gjatë pesë muajve të ardhshëm të plotësojë standartet e BE-së, që janë radhitur në raportin e fundit të Komisionit Evropian”, ka theksuar Cërvenkovski. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›