E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i dënon dhunën e serbëve në veri

Prishtinë- KFOR-i ka dënuar sot dhunën e shkaktuar nga serbët në veri të Mitrovicës, të cilët nuk lejojnë rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve tek lagjja “Kroi i Vitakut”.Zyra për informim e KFOR-it që vepron në pjesën veriore të Kosovës, ka vlerësuar se niveli i dhunës i përdorur gjatë protestave të 27 prillit është i patolerueshëm.

“Protestuesit kanë përdorur armët dhe kanë shtënë pandërprerë në drejtim të pjesëtarëve të EULEX-it dhe të punëtorëve të cilët kanë qenë në vend të ngjarjes” thuhet në komunikatën e KFOR-it. Në të shprehet përkushtimi i trupave ndërkombëtare për të krijuar siguri për të gjithë banorët e Kosovës . “KFOR-i do të jetë aty çdo herë kur individët përdorin dhunën si mënyrë të shprehjes”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›