Ademi: Marrëveshje e Ohrit, prioritet
Shkup-Zv/kryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi ka pritur të mërkurën në takim oficerin kompetent për Maqedoninë në NATO, Stefan Ellgersman – të cilin e njoftoi për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se implementimi i këtij dokumenti është një nga pesë prioritetet e Qeverisë.
"Implementimi i kësaj marrëveshje është me rëndësi për Maqedoninë, sepse hap rrugën për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian", tha Ademi, duke e njoftuar Ellgersman edhe për funksionimin e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të përfaqësuesve të bashkësive etnike në Maqedoni, implementimin e ligjeve që janë miratuar dhe burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, për procesin e decentralizimit, proces ky i cili duhet të vazhdojë.
Sa i përket përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, Ademi e informoi zyrtarin e lartë të NATO-s për konkurset që janë hapur për punësimin e administratorëve të rinj dhe theksoi se sipas Programit të Qeverisë së RM-së gjatë këtij viti do të punësohen 1.000 administratorë.
Ademi u shpreh se Maqedonia ka vazhduar në zbatimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në NATO dhe se vendi pret që së shpejti të bëhet anëtar i plotë i Aleancës.
Ndërkohë, Ellgersma tha se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është me rëndësi të madhe për Maqedoninë dhe se NATO e ndjek këtë proces. /MiA/start