E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti,deri të dielën borë dhe shi, të martën ngrihen temperaturat

Reshjet e fundit kanë vështirësuar kushtet thuajse në të gjithë territorin. Përjashto, veri-perëndimin Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njofton se gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë ka qenë shumë e rënduar si pasojë e kushteve atmosferike. Trashësia e dëborës në verilindje dhe juglindje i ka kaluar 45 centimetrat, ndërsa vetëm në Tiranë janë regjistruar rreth 80 milimetra shi. Sinoptikanët cilësojnë se, ky front me origjinë nga veriu i Europës, ka shkakuar një situatë tipike dimërore. Reshjet pritet të ndërpriten pjesën e dytë të së dielës, dhe një mot disi më të stabilizuar do të kemi deri pjesën e parë të ditës së martë. SHMU njofton se të mërkurën rikthehet paqendrueshmëria, me rreshje në të gjithë territorin, por temperaturat fatmirësisht pritet të pësojnë një rritje.Pas një dimri të zgjatur e me reshje të bollshme, të gjthë presin me padurim ditët me diell. SHMU, njofton se do të na duhet të presim ende për të parë pranverën e vërtetë, pasi edhe marsi do të mbyllet me mot të paqendrueshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›