Bomberët danezë, Larsen e nisi me ShqipërinëSoren Lorsen shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Danimarkës kundër Shqipërisë, më 8 qershor 2005, njëherësh edhe dy golat e tij të parë me Kombëtaren daneze.

Golashënuesi më i mirë historik i Danimarkës është Pol Nielsen, me 52 gola në 38 ndeshje, që i përkasin periudhës 1910-1925. Me një gol më pak, 51, vjen Jon Dahl Tomasson.
Sulmuesi ende në aktivitet nga viti 1997 (nuk luan të mërkurën kundër Shqipërisë) ka realizuar 51 gola në 102 ndeshje. Podiumin e nderit e plotëson Pauli Jorgensen me 44 gola në 47 ndeshje (1925-1939).
Nga lojtarët të disponueshëm për të luajtur kundër Shqipërisë, më 1 prill, Soren Larsen ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje. Sulmuesi gjigant (193 cm) është 28 vjeç dhe luan në Francë me Tuluzën.
Soren Larsen shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Danimarkës kundër Shqipërisë, më 8 qershor 2005, njëherësh edhe dy golat e tij të parë me Kombëtaren daneze.
Gjatë këtij edicioni eliminator, Soren Larsen ka shënuar katër gola dhe të katërt kundër Maltës, dy gola në fitoren 3-0 në Danimarkë dhe dy gola në fitoren po 3-0 në Maltë.
E Hene, 30 Mars 2009