Solidaritet me te krishteret anembane - Urbi et Orbi 2010

Mesazhi i Papes per Krishtlindjet eshte nje mesazh per paqe. Jezu Krishti erdhi si mbreti i te drejtes dhe paqes ne kete bote tha ai. Ky fakt duhet tu sherbeje te krishtereve si shembull per tu sherbyer te tjereve pa kushte dhe per te luftuar paqesisht kunder padrejtesive.
Te besosh tek ai Zot qe ndau historine me ne eshte nje nje nxitje e perhershme per ta mbrojtur historine tone ndonese ajo shpesh eshte e veshtire. Eshte arsye per te gjithe ata qe jane lenduar ne seder sepse AI qe lindi ne Bethlehem erdhi ne kete bote per te cliruar njerezit nga rrenjet e cdo skallverimi.
Bildunterschrift Bekimi per te krishteret ne mbare botenPapa foli per procesin e paqes ne Lindjen e Mesme dhe u beri thirrje izraeliteve dhe palestinezeve te vazhdojne kerkimin per nje bashkejetese te drejte dhe paqesore. Ai foli gjithashtu per te krishteret sidomos ne Irak ku kete vit nuk u zhvillua mesha per Krishtlindjet nga frika e sulmeve te mundshme terroriste Paralajmerimi i ardhjes se birit te Zotit do ta beje me te lehte dhimbjen e komunave te dashura krishtere ne Irak dhe ne te gjithe Lindjen e Afert. AI do tu jape force dhe shprese per te ardhmen qe pergjegjesit e kombeve te tregojne solidaritetin e duhur me te krishteret.
Kina dhe Vatikani - Marredhenie e tensionuar
Nderkohe marredhenia mes Vatikanit dhe Kines eshte ashpersuar gjate muajve te fundit. Vatikani e akuzon Kinen per shkeljen e te drejtave te njeriut nder te tjera edhe sepse Kina zhvilloi perpara pak kohesh pagezimin e nje peshkopi te cilin nuk e kishte aprovuar Vatikani. Papa tha Festa e lindjes se Jezu Krishtit e forcon besimin e te krishtereve ne Kine rrit durimin dhe miresine ne ta duke i lejuar keshtu qe te mos mbyten nga kufizimi i lirise se tyre per fene dhe besimin por ti gezohen dashurise per Krishtin dhe Kishen e tij e cila e mban ndezur flaken e shpreses per jeten.
Mijera njerez u mblodhen ne Sheshin e Shen Pjetrit ne Rome per te degjuar fjalimin tradicional te Papes per Krishtlindjet dhe urimin e famshem Urbi et Orbi ne 60 gjuhe.
Diten e diele 26.12. Papa ka ftuar per dreke te varfer dhe njerez ne nevoje. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes ai do te haje dreke se bashku me te pastrehe ne qendren e Nene Terezes ne Rome.
Autor Tilmann Kleinjung/ Sonila Harasani
Redaktoi Pandeli Pani