E Diel, 1 Nëntor 2026

Migrantet jane integruar me mire se mendonim - Interviste me Barbara von Wrzen drejtuese projekti e fondacionit Bertelsmann

Sipas nje studimi te publikuar nga fondacioni Bertelsmann ne Gtersloh midis shtetasve me ose pa sfond migracioni ka me shume te perbashketa sesa elemente ndarese. Tobias Oelmaier bisedoi me Barbara von Wrzen drejtuese projekti te fondacioni Bertelsmann dhe bashkepunetore ne studim dhe e pyeti ate fillimisht se cfare eshte hulumtuar saktesisht.

Per ne kishte ne radhe te pare rendesi te shihnim dhe te studionim edhe nje here perputhshmerine e punes me familjen. Ku ka veshtiresi Ku duhet bere me shume Ku jane zgjidhur tashme problemet Dhe per kete nuk pyetem vetem gjermanet po edhe te ardhurit nga jashte te huajt apo gjermanet me rrenje te huaja. A i shohin ata gjerat njelloj apo kane preferenca te ndryshme Thjesht per te pare se ku ka ende mundesi per te bere dicka.

Dhe rezultoi vertet qe le te themi grupet e popullsise nuk dallojne aq shume njeri nga tjetri

E sakte. Keshtu eshte. Ne ishim ca te befasuar qe dallimi nuk eshte aq i madh pra qe vertet pefytyrimi per vajtjen ne pune te nenave si dhe per ndarjen e puneve te shtepise eshte gati i njejte. As ne nuk e prisnim dicka te tille. Prisnim ne fakt qe shume njerez te ardhur nga jashte ose me rrenje te huaja te kishin interes te madh per keto tema por qe gjendjet te ishin kaq te ngjashme dhe qe te mos dallojne gati aspak njera nga tjetra kjo ishte dicka e bukur.

fare donit te dinit ne hollesi prej te pyeturve gjate anketimit

Per shembull donim te dinim se si jane ndare punet e shtepise kush eshte pergjegjes per to. A jane kryesisht grate jane te dy apo jane me shume burrat. Dhe sic kemi konstatuar shpesh ne Gjermani ende per to pergjigjen ne mase te madhe grate si ne familjet me rrenje vetem gjermane ashtu edhe ne ato me rrenje te huaja. Ose deshem te dinim se cfare mendojne per thenien qe nenat duhet te rrine ne shtepi per arsye te femijeve te kujdesen per ta ne vend qe te shkojne ne pune. Dhe ketu konstatuam vertet qe njerezit me rrenje te huaja jane ne mase shume me te madhe ne favour te asaj qe nenat te shkojne edhe ne pune. Pra ketu duket se ekziston nje imazh shume me i shtendosur i nenes qe nuk kujdeset sesa te gjermanet pa rrenje te huaja.

Ju beni tani dallimin midis njerezve me rrenje gjermane dhe te huaja por a ka edhe dallime te prejardhja e migranteve

Ato ekzistojne por nuk jane aq te forta sa mendohej. Ne nuk kemi bere ne fakt anketime qe kufizohen kryesisht vetem te familjet turke apo myslimane ato jane gjithashtu te perfshira por kemi arritur qe ti paraqesim ato vecan. Ketu konstatuam vertet se cuditerisht pikerisht familjet turke i ndajne shume me teper punet e shtepise sesa gjermanet. Ata e bejne kete ne mbi 40 per qind. Ky eshte nje sfond interesant qe tek ne jane shume me teper grate qe i bejne punet ndersa te njerezit me prejardhje turke behet ne mase shume me te madhe ndarja e puneve. Ky ishte nje perfundim interesant.

Sa u besoni te pyeturve Askush nuk do te thote per veten se mendon krejt ne menyre tradicionale.

Mendoj se keto te dhena jane mjaft te vlefshme. Instituti Emnid i perzgjedh te dhenat pyet dhe lutet konkretisht qe pergjigjet te jepen sic eshte ne te vertete. Nuk ka as disavantazhe ne rast se i thua gjerat sic jane. Besoj vertet qe keto jane te besueshme.

Sipas klisheve turku eshte plehraxhi dhe persiani eshte taksist. Si duket ne te vertete orientimi i karrieres te migrantet

Orientimi i karrieres kete e kemi konstatuar vazhdimisht eshte shume shume i larte. Per njerez qe kane ketu vertet rrenje te huaja jane shpesh nje shans i madh mundesite e arsimimit qe krijon ne fakt Gjermania. Shume njerez kane prinder qe vete nuk kane bere shume perpara ose qe nuk i paten mundesite ne shtepi per te perfituar shkollim te mire dhe per keta njerez eshte nje shans shume i madh te cilin e shfrytezojne me kenaqesi dhe duan ta shfrytezojne edhe te femijet e tyre. Per brezin e prinderve eshte shume shume e rendesishme qe femijet te kene shanse shume te mira shkollimi.

Autor Tobias Oelmaier/ Elert Ajazaj

Redaktoi Sonila Sand

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›