Të rinjtë 3D
Skulptori Genc Mulliqi organizon ekspozitën Të Rinjtë 3D me pjesëmarrjen e 19 artistëve të rinj, nën moshën 30 vjeç. Nesër, ora 11.00, në National Sport Park, (Rr. Siri Kodra, pranë ish Uzinës Dinamo). Ardit Beli, Vladimir Kola, Zabit Coka, Zherion Xhaçka, Dorina Sula, Anisa Sala etj., prezantojnë vepra në skulpturë, aty ku ky art e ka vendin, në një mjedis të hapur e të gjelbëruar parku. Organizatore është Galeria e Vogël, një ent i pavarur për artin pamor.