Solidarizohen me Ekuadorin

Ndryshe, javën e kaluar Ekuadori i ka miratuar Assange kprkspn për azil politik, ndërkohë që Britania e Madhe ka njoftuar se nuk do të lejojë largimin e tij nga territori i saj. Si rrjedhojë, Britania e Madhe ka kërcënuar ambasadën ekuadoriane se mund t’ia heqë statusin diplomatik, për t’i lejuar policisë ndërhyrjen në ndërtesë dhe arrestimin e Assange, për shkak se ky i fundit ka shkelur dënimin e tij me kusht.
Ministrat e Jashtëm të Unionit të Vendeve Jugamerikane iu kanë bërë thirrje palëve që “të negociojnë kërkimin e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët”.
Assange ka frikës se në rast ekstradimi në Suedi – ku ai akuzohet për abuzime seksuale - autoritetet suedeze do ta dorëzojnë atë në SHBA, ku ai akuzohet për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete amerikane në web-faqen e tij WikiLeaks.