Javë përvëluese, i nxehti “pushton” Europën

Evropa qendrore është përfshirë nga temperaturat e larta të cilat për disa vende janë të pazakonta. Vala e të nxehtit që e ka prejardhjen nga shkretëtira e Saharasë tashmë është duke u zhvendosur drejt Evropës Veriore.Jugu i Francës njihet për verën e nxehtë, por jo edhe Parisi. I nxehti në kryeqytetin francez arriti kulmin ndërsa kjo ndodhi edhe në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Ndërkohë mediat britanike bënë të ditur se vapa ia kishte kaluar edhe Karaibeve, megjithatë i nxehti në këtë vend as që mund të krahasohej me të Gjermanisë, ku temperatura në shumë rajone shkoi në 40 gradë Celsius.
Disa qytete Franceze dhe Gjermane nuk janë përfshirë nga një vapë e tillë që nga vitet `20, por, sigurisht zgjidhja është gjendur në brigjet e liqeneve.
Shumë rajone në Itali ndodhen në nivel të lartë alarmi prej së shtunës, ndërsa anticikloni i gjashtë i kësaj vere ka mbërritur nga Afrika dhe është shtrirë në të gjithë vendin. Vala e të nxehtit në Itali ka qenë e vazhdueshme këtë verë, duke i mbajtur temperaturat afër 40 gradëve nga jugu në veri. Plazhet janë të mbushura në maksimum, por sic thonë qytetarët, me situatën ekonomike që kanë, përballimi i të nxehtit nuk është punë e lehtë.