Liverpool, harroje titullin

Ish sulmuesi i Newcastle Unitedit dhe përfaqësueses angleze Alan Shearer ka theksuar se Liverpooli duhet të harrojë paraqitjen e konkurrencës për titull në Premierligë.
Ai madje nuk beson se skuadra e menaxherit Brendan Rodgers do të përfundojë në mesin e katër pozitave të para.
“Kanë kaluar 22 vite prej kur Liverpooli për herë të fundit fitoi titullin por besoj se pritja do të përfundojë këtë vit, ose tjetrin. Më vjen keq, por objektivi i tyre duhet të jetë rikthimi në katërshe por tri të parat janë të zëna. Dy klubet e Manchesterit dhe Chelsea do ti rezervojnë ato deri në maj. Arsenali, Tottenhami, Newcastle Liverpool dhe ndoshta Evertoni do të luftojnë për të katërtën”, shkroi Shearer në komentin e tij të publikuar në The Sun.