E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solisti i "Djemve të Detit" sëmuret rëndë, qeveria fond për kurim

Këngëtari i mirënjohur Gentian Demaliaj, që njihet ndryshe si figura kryesore e grupit "Djemtë e Detit" është i sëmurë rëndë. Për kurimin e tij, Qeveria shqiptare ka vendosur të japë një fond me të cilin të mbështesë një pjesë të shpenzimeve spitalore. Shuma që jep shteti shqiptar është 35 milionë lekë të vjetra dhe vendimi është miratuar dje nga Këshilli i Ministrave pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Sipas vendimit, pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të spitalit ku ai do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor, ndërkohë që shuma do të përballohet nga fondi rezervë i shtetit. Gent Demaliaj u mirëprit edhe si anëtar jurie në festivaleve të RTVSH, gjithashtu edhe nëmuzikale si ai me Elsa Lilën. Ai është i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare shumë e talentuar që ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin "Zërat më të mirë", ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin "Interpretuesja më e mirë". "Jakup Ferri", "Ëndrrat që për
ty i thura", "Jo tani", "Epos", "Mos Qaj", janë vetëm disa prej hiteve të këtij grupi.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›