Sondazh, Thatcher më popullore se Churchill
LONDËR- Margaret Thatcher, e cila vdiq të hënën në Londër, në moshën 87-vjeçare, është më popullore në Britaninë e Madhe se Winston Churchill, pas një sondazhi të realizuar nga Instituti ''YouGov'' për të përditshmen ''The Sun'' publikuar dje.
''Zonja e hekurt'' kryeson ndaj heroit të Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill me katër pikë, me respektivisht 28 dhe 24 për qind të mendimeve pro.
Për britanikët, të qënit gruaja e parë kryeministre është suksesi më i madh për Margaret Thatcher, para fitores gjatë luftës së ishujve Falkland apo përballë sindikatës së minatorëve në grevë.
Rreth 49 për qind e britanikëve mendojnë, megjithatë, se Thatcher ka lënë një shoqëri shumë të pabarabartë. Rreth 44 për qind e skocezëve shprehen se ''Zonja e Hekurt'' ka qenë një kryeministre jo e mirë.
Sondazhi u realizua më 8 dhe 9 prill me 1893 britanikë.
(d.b/BalkanWeb)