Shemsie Kadria, si i mashtroi 3 gratë: Më jepni paratë, do t’jua kthej me fajde
TIRANE- Shemsia Kadria, ish- presidente e firmës piramidale "Gjallica", rrezikon një tjetër dënim për akuzën e mashtrimit. Gruaja e cila kaloi një pjesë të mirë të jetës në burg, për mashtrimin e qindra personave, të cilëve u merrte para me fajde, pas lirimit nga qelia, sipas prokurorisë i është rikthyer "zanatit" të vjetër. Përmes mashtrimit, Kadria, e cila nuk ishte parë asnjëherë në publik dhe nuk dihej se çfarë jete bënte u ka marrë tri grave shumën e 20 milionë lekëve, me premtimin se do t'u ndërtonte apartamente në zonën e Shkozës në Tiranë.
Dje në Gjykatën e Tiranës nisi procesi ndaj 62-vjeçares, e cila jeton në arrati, pasi gjykata ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë "Arrest me burg". Në dosjen e prokurorisë sqarohen të gjitha rrethanat në të cilat Shemsie Kadria ka kryer mashtrimin e tri grave. Më poshtë po botojmë të plotë dosjen e organit të akuzës.
DOSJA E PROKURORISË
Nga hetimet e prokurorISë rezulton se; E. Kapllani dhe F. Sulkollari shpjegojnë se gjatë vitit 2008 janë njohur dhe kanë kontaktuar të pandehurën Shemsie Kadria, e cila shoqërohej me të ndjerën V.Q. Të dyja morën ofertën nga Shemsie Kadria për të blerë apartamente në një pallat që do të ndërtonte shoqëria "A&E ALBTUR" në zonën e Shkozës Tiranë. Për të realizuar këtë gjë ato kanë paguar të holla te Shemsie Kadria dhe respektivisht E. Kapllani 2.134.500 lekë dhe F. Sulkollari 2.290.00 lekë dhe 2.700 dollarë amerikanë. Shemsie Kadria iu ka dorëzuar mandate arkëtimi secilës e më konkretisht E. Kapllanit mandatet nr.1 datë 07.06.2008 dhe nr.2 datë 24.10.2008 dhe F. Sulkollarit mandatin nr.1 datë 07.06.2008 dhe nr.2 datë 08.06-20.03.2008. Gratë kanë shpjeguar se në këto mandate ka nënshkruar edhe shtetasja V.Q si financiere. Me kalimin e kohës as apartamentet nuk iu vunë në dispozicion dhe as të hollat nuk ua ktheu Shemsie Kadria. Kështu, arsyeton prokuroria, Shemsie Kadria në bashkëpunim me shtetasen V.Q. kanë kryer veprën penale të "Mashtrim në bashkëpunim me pasoja të rënda" bazuar në provat e mëposhtme: Shemsie Kadria u ka parashtruar të dëmtuarave realitetin se apartamentet do t'i ndërtonte shoqëria "A&E ALBTUR" me administrator nipin e saj, A.Sh. Ky realitet është i rremë, pasi nga pasqyrat financiare të marra nga organet tatimore rezulton se shoqëria "A&E ALBTUR" figuron me përcaktimin "shoqëria nuk është në aktivitet" përballë organeve tatimore sipas pasqyrave financiare të viteve 2010-2011. Gjithashtu ky fakt vërtetohet nga deklarimi i A.Sh, vëllai i shtetasit A. Sh. Ai shpjegon se asnjëherë vëllai i tij A.Sh. nuk iu ka premtuar apartamente të dëmtuarave, pasi shoqëria nuk është vënë kurrë në eficiencë dhe ka qenë gjithë kohës e mbyllur me veprimtari "Zero".
Shemsie Kadria ka krijuar një realitet të rremë përpara të dëmtuarave, pasi ajo iu ka dorëzuar mandate arkëtimi për llogari të Shoqërisë "A&E ALBTUR" plotësisht të falsifikuara. Falsiteti është i provuar plotësisht nga aktet e ekspertimit datë 14.12.2012. Në këto akte përcaktohet qartazi se shkrimet dhe nënshkrimet në emër të shtetasit A.Sh. nuk janë hedhur prej tij, por prej Shemsie Kadrisë. Gjithashtu vula që shoqëron njërin prej mandateve të arkëtimit në raport me vulën origjinale të Shoqërisë "A&E ALBTUR" është plotësisht e falsifikuar. Pra me prova shkencore dhe shkresore shkëputet marrëdhënia e ahoqërisë "A&E ALBTUR" dhe administratorit të saj A.Sh. nga kjo ngjarje dhe nga të dëmtuarat.
Shemsie Kadria ka krijuar një realitet të rremë përpara të dëmtuarave, pasi as ajo dhe as e ndjera V.Q. nuk ishin as përfaqësuese dhe as të punësuara në ahoqërinë "A&E ALBTUR" dhe kjo gjë vërtetohet nga deklarimi i shtetasit A.Sh. dhe nga materiali shkresor i dërguar nga I.S.Sh. për vitin konkret të ngjarjes 2008, sipas shkresës datë 05.01.2012.
Shemsie Kadria ka krijuar një realitet të rremë përpara të dëmtuarave, pasi ajo u premtoi apartamente të ndërtuara në Tiranë nga shoqëria "A&E ALBTUR", por me shkresën datë 19.01.2012 Bashkia Tiranë përcakton se kësaj shoqërie jo vetëm që nuk i është dhënë leje ndërtimi për apartamente banimi, por as nuk ka aplikuar kurrë për të marrë leje ndërtimi pranë Bashkisë Tiranë.
RIKTHIMI I FAJDEVE
E njëjta situatë shfaqet edhe në rastin e të dëmtuarës F.K. Gruaja ka hyrë në kontakte financiare me Shemsie Kadrinë në vitin 2009 dhe e pandehura i ka kërkuar një shumë parash për t'ia kthyer fillimisht me një apartament dhe më vonë me fajde. F.K. ia ka vënë në dispozicion këtë shumë parash, por nuk ka marrë as interesat dhe as shumën e dhënë hua. Shemsie Kadria i ka parashtruar një realitet të rremë, F.K duke i thënë se këto para duheshin për shoqërinë e nipit të saj "A&E ALBTUR" për të filluar biznesin e ndërtimit. Sikurse u shpjegua më sipër, shoqëria "A&E ALBTUR" dhe administratori i saj A.Sh. nuk kanë asnjë lidhje profesionale me Shemsie Kadrinë. E pandehura e ka pajisur me një deklaratë dore të dëmtuarën F.K. ku përcaktohet marrja e parave hua drejtpërdrejt në emër të shoqërisë "A&E ALBTUR". Me aktin e ekspertimit datë 07.10.2011 përcaktohet qartazi se disa deklarata dore, madje drejtpërdrejt në emër të A.Sh. janë përpiluar personalisht nga Shemsie Kadria. Pra, në tri raste me pasoja të rënda, Shemsie Kadria në bashkëpunim me të ndjerën V.Q. ka konsumuar veprën penale të "Mashtrim më shumë se një herë me pasoja të rënda".
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)