E Hënë, 2 Nëntor 2026

Solli valixhen me drogë nga Dubai, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit nga Luksemburgu: Nuk e di kush do ta merrte në Tiranë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar dëshminë e 21-vjeçarit të arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të trafikonte në vendin tonë lëndë narkotike, e cila vinte nga Dubai.

21-vjeçari nga Luksemburgu, Brice Tchantchou ka udhëtuar me tranzit nga Tailanda në Dubai dhe me destinacion final Tiranën me çantën me kanabis.

Para hetuesve ka deklaruar se “drogën ia ka dhënë një tailndez, por këtu në Tiranë nuk e dinte se kush do e merrte.”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore finalizuan ditën e sotme operacionin “Fluturimi”.

Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›