E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, aty ku përjetohet drama njerëzore

Sipas organizatave ndihmëse të OKB, këto 6 muajt e fundit gjendja është përkeqësuar dhe tashmë në Somali një nga pesë fëmijë nuk ka mundësi të ushqehet.

Autoritetet e OKB tregojnë se përleshjet e dhunshme kanë detyruar 1.5 milionë njerëz të migrojnë, gjë që e ka përkeqësuar mundësinë e gjetjes së ushqimit për këta njerëz. Vetëm 6 muajt e fundit është rritur me 40% numri i imigrantëve.

Teksa përleshjet në zona të përvuajtura për ushqim e përkeqësojnë situatën, çdo ditë e më tepër bëhet më e vështirë t;i zgjatet dora e ndihmës këtyre njerëzve fatkeqë.

Rreth 75 % e popullsisë së uritur jeton në zonat jugore dhe ato të mesme të vendit ku edhe konfliktet midis grupeve radikale fetare dhe ato qeveritare janë më të ndezura.

Zonat Mudug, Galgadud dhe Bakool njihen si zonat ku drama njerëzore përjetohet më dhimbshëm.

Somali është e ngërthyer nga luftërat e brendshme qyshprej vitit 1991.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›