Vdes senatori Eduard Kenedi
Kenedi, një nga figurat më të larta të Partisë Demokratike, mori drejtimin e një prej familjeve më të përfolura politikisht, pas vrasjes së dy vëllezërve më të mëdhenj.
“Eduard M. Kenedi, bashkëshorti, babai, gjyshi dhe vëllai që e donim aq shumë, vdiq të martën vonë në shtëpinë e tij në Hianis Port (Masaçusets),”- thuhet në deklaratën e familjes.
Një nga senatorët më me rëndësi dhe më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, përkrahës i politikave liberale, vuante nga një kancer në tru, i diagnostikuar në maj të vitit 2008.
“Ne humbëm qendrën e pazëvendësueshme të familjes sonë, por frymëzimi i besimit të tij, optimizmi dhe këmbëngulja do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona,”- vijon më tej deklarata e familjes Kenedi.