Somali ekzekutohen ne publik dy vajza te reja

Dy vajza te reja jane ekzekutuar ne publik nga grupi islamik Al Shabab ne Somali.
Ato u qelluan deri ne vdekje nga nje skuadrilje e armatosur ne nje shesh ne qytetin e Beleduejnit.
Vajzat te moshes 15 dhe 18 vjec u denuan me vdekje pasi u akuzuan per spiunazh bejne te ditur agjencite nderkombetare te lajmeve.
Somalia eshte pa nje qeveri funksionale qe prej vitit 1991 dhe grupet e lidhura me Al Kaeden kontrollojne shumicen e territoreve ne jug te vendit.
Dy vajzat e vrara jane identifikuar si Ayan Mohamed Jama 18 vjec dhe Huriyo Ibrahim 15 vjec.
Militantet e Al Shabab e njoftuan ekzekutimin duke ecur ne rruget e qytetit me nje altoparlant dhe duke urdheruar qytetaret qe ta ndiqnin ate.