Lojtaret e Tiranes kercenojne me bojkot

Ne takimin qe paten dje me shefin e klubit Rauf Dimraj 15 futbolliste te Tiranes kerkuan rrogat brenda fillimit te javes se ardhshme
Kriza e rezultateve tek Tirana duket se nuk ka te beje me trajnerin pergatitesit apo kundershtaret e forte. Klubi me i titulluar ne Shqiperi po vuan shume nga ana financiare.
Mbledhja
Dje ne klubin bardheblu lojtaret me tu paraqitur ne qendren stervitore Skender Halili kercenuan me bojkot pasi ende nuk kane marre rrogat. Ne fillim ata pohuan se afati i drejtuesve te klubit per te shlyer pagat ishte dita e premte por pasi zhvilluan nje mbledhje me shefin e Klubit Rauf Dimraj e shtyne afatin deri ne fillimin e javes tjeter. Pra edhe ne takimin ndaj Teutes bardheblute kane siguruar qe do te rreshtohen ne fushe.
Kerkesat
Ne mbledhjen e djeshme qe filloi ne oren 1030 nga kryesia e klubit mungonte vetem Refik Halili qe justifikoi mospjesemarrjen e tij per disa arsye private. Nderkohe qe nga futbollistet ishin te pranishem te gjithe ata qe jane pjese e formacionit baze
Ilion Lika Blendi Nallbani Andi Lila Tefik Osmani Erjon Dushku Entonio Pashaj Elvis Sina Arturs Silagailis Ivan Gvozdenovic Mladen Zizovic Erando Karabeci
Sabien Lilaj Gerard Tushe Pero Pejic Sebino Plaku. Ne kete mbledhje lojtaret kerkuan qe te marrin te plote rrogat e tyre nderkohe qe pergjigjja e shefit te klubit Rauf Dimraj qe e menjehershme. I gjithe problemi qendron tek Federata Shqiptare e Futbollit. Keta te fundit na kane mbajtur peng parate qe kemi marre pas pjesemarrjes ne kompeticionet e organizuara nga UEFA. Pas ketyre deklatarave burime prane klubit bejne me dije se futbollistet kane replikuar duke thene se kontratat nuk i kane lidhur me Federaten Shqiptare te Futbollit.
Java 9
Tirana-Teuta
Bylis-Besa
Kastrioti-Dinamo
Laci-Skenderbeu
Vllaznia-Flamurtari
Elbasani-Shkumbini
Renditja pas javes se tete
Pike
Dinamo 19
Flamurtari 16
Skenderbeu 16
Teuta12
Shkumbini 11
Vllaznia 11
Laci 10
Tirana 9
Besa 7
Kastrioti 7
Elbasani 6
Bylis 4