Somali, katastrofë humanitare nga thatësira

Në Somali është duke ndodhur një katastrofë e vërtetë humanitare për shkak të thatësirës së madhe që ka goditur vendin gjatë javëve të fundit.
Denoncimi ka ardhur nga OJQ-ja (ACF), me seli në Nairobi (Kenia), sipas së cilës janë 250 mijë fëmijë që vuajnë nga keq`ushqyerja në vendin afrikan.
Komisari i lartë për refugjatët në OKB ka bërë të ditur organizmin e një ngarkese të madhe me ndihma humanitare për somalezët e strehuar në afërsi të Kenias.