Rusia këmbëngul, militantët vrasës të Estemirovas

Dy vjet pas vrasjes së aktivistes Natalia Estemirova në Çeçeni, aktivistët e të drejtave të njeriut hedhin dyshime mbi pretendimet e hetuesve ruse, se militantët islamikë janë përgjegjës për vdekjen e saj.
Kritikat e tyre vijnë një ditë pasi grupi për të drejtat e njeriut “Memorial” ka publikuar një raport të pavarur, i cili akuzon shërbimet ruse të sigurisë për injorimin e “provave kyçe”, lidhur me rastin.
Ata thonë se provat e ADN-së të gjetura në rrobat e Estemirovas dhe thonjtë e gishtërinjëve tregojnë se militantët nuk ishin vrasësit.
Komisioni Hetues i Rusisë mohoi të ketë gjetur “prova konkrete”, por tha se përfshirja e të dyshuarve islamikë “është e padiskutueshme”.