MacShane-Jahjaga: Kosova, përparime të dukshme

Kosova ka shënuar përparime të dukshme dhe po dëshmohet si një vend i qëndrueshëm. Ky ka qënë vlerësimi i diplomatit britanik Denis MacShane, dhënë gjatë një takimi të mbajtur me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
MacShane foli edhe për nevojën e shtimit të njohjeve të reja për Kosovën dhe përpjekjeve për t`i arritur ato.
Nga ana e saj, presidentja Jahjaga, i shprehu mirënjohje diplomatit britanik për kontributin e dhënë çështjes së Kosovës, duke e konsideruar si një nga miqtë e vendit.
Ajo e njoftoi se do të krijojë Grupin “Miqtë e Kosovës”, pranë presidentes, ku do të marrin pjesë figurat e shquara ndërkombëtare që do të lobojnë dhe do të punojnë për imazhin e vërtetë të Kosovës.