E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë, 17 të ekzekutuar në qytetin Ciudad Juarez

Në Meksikë janë shënuar 17 ekzekutime në harkun e një dite. Të gjitha këto vrasje kanë ndodhur në qytetin Ciudad Juarez.
Sipas burimeve policore të gjitha këto ekzekutimet janë kryer nga banda rivale të cilat kontrollojnë narkotrafikun e këtij qyteti.
Ciudad Juarez është qyteti më i rrezikshëm në Meksikë. Vetëm gjatë këtij viti në këtë qytet janë kryer rreth 1700 ekzekutime. Ky bilanc tragjik i kalon shifrat e vrasjeve për vitin 2008, vit në të cilin u vranë 1 683 persona.
Ciudad Juarez shtrihet në afërsi të kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumica e të rinjve të këtij qyteti merren me trafiqe ilegale të drogës, të klandestinëve si edhe me trafikun e prostitucionit.
Jo më larg se para një jave në këtë qytet, në një qendër rehabilitimi ndaj drogës u ekzekutuan plot 10 persona. Në mes të viktimave përfshihej edhe drejtori i qendrës së rehabilitimit, i cili ishte një prift katolik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›