E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, shtohet bilanci me tre ushtarë amerikanë të vrarë

Janë regjistruar sërish viktima mes radhëve të ushtarëve të NATO-s të cilët ndodhen me mision në Afganistan. Tre ushtare amerikanë kanë humbur jeten brenda dy ditësh në krahina të ndryshme të Afganistanit.
Forcat ndërkombëtare të sigurisë njoftuan se dy ushtarë amerikane janë vrarë në pjesën lindore të vendit në luftimet kundër talebanëve ndërsa dy të tjerët pohohet se nuk janë vrarë në luftime. Megjithatë nuk saktësohen shkaqet e sakta të vdekjes se tyre.
Vdekja e tre ushtareve amerikanë e çon numrin e viktimave në radhët e NATO-s ne 53 vetëm për muajin shtator. Bilanci më tragjik ishte vetëm pak ditë më parë kur në Kabul si pasojë e një shpërthimi kamikaz humbën jetën gjashtë pjesëtare të forcave italiane të misionit.
Ky bilanc tragjik ka shkaktuar një varg reagimesh nga vendet që kanë misionet e tyre ushtarake në Afganistan. Në Itali si edhe në Gjermani janë shtuar presionet për uljen e numrit të trupave ose tërheqjen e plotë nga misioni ushtarak. Madje sipas një sondazhi në Itali 46% e të intervistuarve e quajnë "një operacion ushtarak", ndërhyrjen e NATO-s në Afganistan. Ndërsa në Gjermani partia rivale e kancelares gjermane, Angela Merkel, tërheqjen e trupave nga Afganistani e kanë kthyer në një premtim elektoral për zgjedhjet e afërta parlamentare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›