E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, rishfaqen anijet pirate në ujërat ndërkombëtare

Një helikopter i forcave ushtarake portugeze ka arritur që të kap një anije e cila u dyshua si një anije pirate. Anija e dyshuar si pirate, u kap në ujërat ndërkombëtare të Korridorit Ndëkombëtar ndërujor i cili ndodhet rreth 90 milje larg brigjeve të shtetit afrikan të Somalisë. Lajmi u bë i ditur nga një komunikatë e zyrës së shtypit të NATO-s.
Në fillim të operacionit të kapjes, pjesëtarët e anijes pirate kishin refuzuar që të dorëzoheshin tek forcat ushtarake të NATO-s. Më pas forcat ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut kishin qëlluar me armë drejt anijes së pabindur. Pasi anija u kap nga forcat ushtarake, pjesëtarët e anijes detaret kishin ngritur duart lart, duke u dorëzuar në këtë mënyrë. Më pas anija ishte mbushur me naftë të mjaftueshme në mënyrë që të arrinte brigjet më të afërta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›