Somali, sulmohet një kompleks i OKB-së
Një grup personash të armatosur të cilët dyshohet se mund të jenë pjesë e ndonjë grupi militantësh islamik, sulmuan gjatë natës një kompleks të Kombeve të Bashkuara në jug të Somalisë, njoftuan sot dëshmitarë okularë të cilët shpjeguan se rojet e OKB-së iu përgjigjën zjarrit dhe vranë tre prej tyre. Kompleksi përdoret për të mbajtur ndihma humanitare. Një prej rojeve të sigurisë së kompleksit mbeti i plagosur. Ndërkohë nëntë punonjës të ndihmave u evakuuan në Kenia për arsye sigurie.
Agjencitë perëndimore të sigurimit kanë deklaruar se Somalia është kthyer në parajsën e militantëve islamik që komplotojnë sulme në rajon dhe më gjerë. Dhuna në vend ka vrarë më shumë se 18 mijë civilë qe prej vitit 2007 dhe rreth një milion persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Somalia është shkatërruar nga lufta civile 18 vjeçare dhe administrata e presidentit Sheikh Sharif Ahmed, kontrollon vetëm një pjesë të vogël të kryeqytetit bregdetar, Mogadisho.