E Diel, 1 Nëntor 2026

Somali trupa speciale per lirimin e ministrit

Trupa speciale ushtarake jane vendosur ne rajonin gjysmeautonom te Somalise per te shpetuar nje minister te rrembyer nga piratet.

Ministri i Porteve Said Mohamed Rageh po mbahet peng ne qytetin e vjeter te Jaribanit qe konsiderohet si nje strofull e pirateve.

Autokolona qe e shoqeronte u sulmua dy here diten e premte dhe ai u rrembye ne tentativen e dyte.

Analistet thone se incidenti eshte nje tetntative per te rrezuar administraten Puntland e cila ka zgjedhur te perdore dore te hekurt ndaj piraterise.

Ne tentativen e dites se premte nga shkembimi i zjarrit mes rojeve te sigurise dhe pirateve mbeten te vrare dy persona nje agjent dhe nje pengmarres.

Nderkohe negociatat per lirimin e ministrit Rageh po vazhdojne me pleqte e qytetit te cilet mund te bindin pengmarresit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›