Shqiperia dhe Bjellorusia sfide midis te pamundurash

Qe te dyja perfaqesueset ne tri takimet e para nuk kane pesuar asnje humbje. Sot ne fushe Shqiperia do te futet me shume mungesa.
Shqiperia do te luaje ne Bjellorusi ndeshjen e saj te katert te eliminatoreve te Kampionatit Evropian kunder nje rivali te drejtperdrejte jo vetem te barabarte ne statistika - pas tri ndeshjeve te para secila skuader ka nga 5 pike - por dhe kundershtarit me te cilin besohet se do te luftoje per vendin e katert ne grupin D ku bejne pjese edhe Franca Bosnja Rumania dhe Luksemburgu.
Mungesat
Pamundesia e Lorik Canes per te luajtur perballe Bjellorusise eshte nje minus i madh per Shqiperine. Pervecse eshte nje lojtar shume i rendesishem dhe me pervoje ai eshte nje lider per kete perfaqesuese. Demtimi i 27-vjecarit ka ardhur ne momentin me te keq pasi kuqezinjte pergjysmohen perpara sfides delikate te se martes. Trajneri Josip Kuzhe nuk do te jete serish prane ekipit ndersa ne krye te stolit do te qendroje krahu i tij i djathte Xhemal Mustedanagic. Ne mbrojtje per shkak demtimi mungon Debatik Curri Altin Lala nuk u rikuperua ne kohe ndersa sulmuesi Erion Bogdani eshte i pezulluar. Curri Cana dhe Bogdani jane lojtare shume te rendesishem ne keto kualifikuese por mungesa e dy te pareve ka bere qe mbrojtja te jete ne alarm mbi te gjitha ne qender. Aty pritet te aktivizohet serish Dallku ndersa per nje fanelle titullari ne balotazh jane dy shkodranet Beqiri dhe Teli. Per fat te mire ka lajme pozitive per Ansi Agollin qe pavaresisht qepjeve ne gju do te jete ne fushe. Sot ai do te paraqitet normalisht ne fushe.
Bjellorusia kerkon revanshin
Bjellorusia drejtohet prej me shume se tre vjetesh nga gjermani Bernd Shtange. Pas fitores surprize me Francen ne Paris 1-0 barazoi pa gola ne shtepi me Rumanine dhe po me kete rezultat ne transferte me Luksemburgun modest cka e ka komplikuar jo pak atmosferen ne kampin bjellorus qe e sheh Shqiperine si nje mundesi te shkelqyer per te rimarre veten.
Renditjet ne FIFA kryeson Bjellorusia
Ne renditjen e fundit te FIFA-s ate per muajin gusht 2010 Shqiperia ndodhet ne vendin e 67-te kurse Bjellorusia pozicionet ne vendin e 55-te njeheresh edhe renditja me e mire historike e bjelloruseve.
Bookmakersat tregojne X-in
Kompanite e basteve e shohin si favorite Bjellorusine kjo dhe nga fakti qe luan ne shtepi fitorja e vendasve kuotohet mesatarisht 1.80 barazimi i mundshem vleresohet me 3.20 ndersa fitorja e Shqiperise eshte kuotuar dukshem lart 4.70 kjo nisur edhe nga rezultatet e fundit direkte midis dy kombetareve. Nderkohe qe bookmakersat pohojne se ky takim eshte mjaft i barabarte dhe cdokush qe kerkon te luaje takimin e Minskut mund te vendose fare mire X-in.
Precedentet
Bjellorusia eshte nje nga pese kundershtaret e Shqiperise ne grupin D ne eliminatoret e Kampionatit Evropian 2012 finalet e te cilit do te luhen ne Poloni dhe Ukraine. Me Bjellorusine kemi zhvilluar dy ndeshje per eliminatoret e Kampionatit Evropian 2008 nen drejtimin e Oto Baricit. Barazuam ne Minsk me rezultatin 2-2 golat nga Ervin Skela dhe Besnik Hasi ndersa humbem ne Tirane me rezultatin 4-2 nen drejtimin e Slavko Kovacicit golat nga Erion Bogdani dhe Edmond Kapllani. Bjellorusia nuk mund te konsiderohet nje kundershtar i lehte.