Somalia, epiqendra e piraterisë edhe e vdekjes
Mogadishu - Të paktën 35 klandestinë u mbytën dhe 13 të tjerë figurojnë të zhdukur në thellësinë e detit, pas fundosjes së anijes që po lundronte në brigjet e Jemenit Jugor. Ky është raporti i autoriteteve policore të vendit. Anija ishte larguar nga bregu Bosaso te Somalisë ditën e hënë, ku në anije kishin hipur 117 klandestinë, por që është fundosur në ujrat e bregut të ngushticës Aden, siç ka njoftuar në Gjenevë, Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët.
Organet përkatëse njoftuan se viktimat ishin kryesisht emigrantë nga Afrika, ndërsa pesë prej tyre ishin vajza dhe gra, që u gjenden në brigjet në Randa në një largësi prej 600 km. Me gjithë masat e marra nga forcat e NATO dhe të BE, për kontrollin e zonës nga piratët, trafikantët bëjnë të mundur transportin klandestinë.
Somalia një nga vendet më të varfra sa vjen dhe po bëhet një nga vendet më problematik për politikën evropiane. Piratët nga njëra anë dhe trafiku klandestinë nga ana tjetër detyruan që këtij vendi ti akordohen shuma të mëdha ndihme ekonomike.
Por dhe kjo ndihmë ekonomike nuk ka bërë të mundur që të shmangë për asnjë ditë tragjeditë që ndodhin nga piratët dhe trafikimi i klandestinëve. Edhe një tragjedi tjetër me dhjetëra viktima regjistrohen në OKB. Shpëtim Zinxhiria