Hilari Klinton i bën thirrje Izraelit për reflektim
Uashington - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, deklaron se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen e vendeve arabe ndaj rrezikut të Iranit në qoftë se nuk përparon në procesin e paqes.
Deklarate e Klintonit vjen pas asaj të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjah, i cili hodhi poshtë mundësinë për gjetjen e një zgjidhjeje për dy shtete, duke mos treguar interes për të hyrë në bisedime me palestinezët.
"Nëse Izraeli kërkon të ketë mbështetje të fortë nga vendet arabe përballë Iranit, ai nuk mund të qëndrojë mënjanë në raport me palestinezët dhe përpjekjeve për paqe, -deklaroi Klinton. -Nëse do të ketë përparim në negociatat për paqe disa vende arabe na sigurojnë se do të japin mbështetjen e tyre për t'i dhënë përgjigjen e duhur Iranit”.
Ndërkohë, presidenti Barak Obama theksoi të martën se zgjidhja e konfliktit është krijimi i një shteti të ri palestinez.