E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali,nga bomba vdesin 16-të persona

Të paktën 16-të persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimit të një bombe e cila shpërtheu të hënën në Somali. Besohet se sulmi targetonte një patrullë të paqeruajtësve të unionit afrikan ndërsa po kalonin në rrugë. Më pas ushtarët kanë hapur zjarr më armë. Ndërkaq një nga zyrtarët më të lartë tha se bilanci i viktimave mund të jetë më i lartë se 39-të persona. Ndërsa një banor i zonës tha për agjensinë e lajmeve Reuters se sulmet po vrasin civilë të pafajshëm dhe jo ata të cilëvë u drejtohen. "Ne somalezët duhet të ndalim sulmet në zonat civile, sepse shpërthimet po vrasin somalezë civilë të pafajshëm dhe jo ata që janë planifikuar"- tregon banori. Sulmi me bombë ndodhi menjëherë pasi presidneti i ri somalez Sheikh Shariff Ahmed po zhvillon një takim me përfaqësues të vendit fqinj, Etiopinë, në kërkim të vendosjes së paqes për kombin afrikan. Aleatët e linjës së ashpër i kanë deklaruar luftë qeverisë së tij dhe e kanë quajtur atë tradhëtar. Ahmed është pritur me ovacione nga liderët e u nionit afrikan në samitin e Etiopisë. Që kur kanë filluar kryengritjet dhe rebelimet ne fillim te 2007-ës, rreth 17,400 civilë somalezë kanë vdekur, të paktën një milion të tjerë janë larguar ngs Mogadishu dhe rreth nje e treta e popullsië ka nëvojë immediate per ndihma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›