SHBA te vendosura perkrah popullit shqiptar per nje te ardhme te begate dhe te sigurt
Shtetet e Bashkaura urojne Shqiperine me rastin e dites se shpalljes se pavaresise. Ne emer te Presidentit Obama dhe popullit te Shteteve te Bashkuara eshte kenaqesi per mua te pershendes popullin e Shqiperise nderkohe qe ju festoni Diten e Pavaresise me 28 nentor shkruan ne mesazhin e saj te urimit sekretarja e Shtetit Hillari Klinton.
Dy vendet tona kane nje histori te gjate miqesie dhe bashkepunimi. Sot ne po e forcojme kete partneritet duke bashkepunuar krah njeri tjetrit ne NATO per te shtuar stabilitetin ne rajon dhe neper bote. Shtetet e Bashkuara shkruan sekretarja Klinton vazhdojne te mbeshtesin integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe e inkurajojne udheheqjen politike te Shqiperise te bashkepunoje per te siguruar qe vendi te ece perpara.
Populli shqiptar do nje qeveri transparente nje udheheqje te pergjegjeshme dhe institucione te forta demokratike qe do te ndihmojne ne ndertimin e nje te ardhmeje te begate dhe te sigurte. Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te qendrojne te vendosura perkrah popullit te Shqiperise duke punuar sebashku per realizimin e ketyre qellimeve thuhet ne mesazhin e sekretares Klinton.
Nderkohe qe ju festoni kete dite te vecante duhet ta dini se Shtetet e Bashkuara jane partneri dhe miku juaj. I deshiroj gjithe popullit te Shqiperise me te miren dhe jam optimiste per thellimin e partneritet tone ne vitit qe do te vine perfundon mesazhi i urimit te Shteteve te Bashkuara drejtuar popullit shqiptar me rastin e Dites se Pavaresise se Shqiperise.