Thaçi: Strukturat paralele do të përballen me ligjin

Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se Kosova është një dhe unike, ndërsa u ka bwrw thirrje serbëve tw veriut që të shohin nga Prishtina, sepse atje është prespektiva e tyre.
Gjatë përurimit të shkollës se re në fshatin Runik të Skenderajt, ai tha se Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët e saj në veri, por me strukturat kriminale, të cilat do të përballen me ligjin.
Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur edhe një herë se nuk do të ketë kthim të gjendjes së para 25 korrikut. Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët e saj mirëpo strukturat paralele që po sfidojnë institucionet e shetit, do të përballen me ligjin.
Në përurimin e një objekti shkollor në fshatin Runik të Skënderajt kryeministri Thaçi tha se mbi 40.000 qytetarë serbë në veri kanë mbetur peng i këtyre strukturave.
Ai tha se Qeveria e Kosovës i trajton të barabartë të gjithë qytetarët e saj dhe është e përkushtuar në investime të reja të cilat do të rregullonin jetën dhe mirëqenien e tyre.
Thaçi ka ftuar qytetarët serbë të veriut që të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të shikojnënga e ardhmja e tyre e cila e ka prespektivën në Prishtinë. Kosova është shtëpia e të gjithë qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike të cilave u garanton mundësi të barabarta, ka deklaruar kryeminsitri Thaçi.