Sonda amerikane e hapesires dergon pamje nga Hena

Nje sonde amerikane e hapesires ne Hene ka derguar pamjet e para te pjeses me te larget te Henes te cilat tregojne nje krater te madh miliarda vjecar.
Shkencetaret thone se fotografite e derguara nga laboratori i hapesires GRAIL do te entuziazmojne studentet qe duan te studiojne dhe eksplorojne Henen.
Fotografite japin nje pamje shume cilesore te nje grope qe pushton si pjesen e afert ashtu edhe ate te larget te Henes si dhe nje krater gjigand prane polit te jugut te Henes. Shkencetaret thone se nje komete ose asteroid ka goditur Henen miliarda vjete me pare duke krijuar ate grope.