Mengjesi Kombetar i Lutjeve mbledh ne Washington udheheqes boterore

Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Pare Michelle Obama u mblodhen me udheheqes te larte boterore sot ne Uashington per Mengjesin Kombetar te Lutjeve.
Ne fjalimin e tij Presidenti Obama theksoi ze Zoti mund te luaje nje rol kritik ne jeten e kujtdo pavaresish nga besimi fetar. Ai tha se te gjithe njerezit mund te perfitojne nga fjala e Zotit dhe duhet te shmangin shprehjen e pasinqerte te besimit.
Zoti Obama tha se ne momente lutjesh i kujtohet fakti qe besimi dhe vlerat luajne nje rol te madh ne zgjidhjen e disa prej problemeve me urgjente te vendit. Ai tha se nese njerezit braktisin vlerat ata harrojne fijet morale qe e kane mbajtur Ameriken te bashkuar prej shekujsh.