E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Autoritetet kundershtojne cdo synim per ndarjen tokesore te vendit

Ne Kosove autoritetet kane shprehur sot kundershtimin e tyre ndaj cdo synimi per ndarjen tokesore te Kosoves. Keto komente pasuan deklaratat e Ministrit serb te Puneve te Brendshme Ivica Dacic i cili ka theksuar se ndarja eshte zgjidhje per problemin e Kosoves.  Zyrtare te Qeverise se Kosoves thone se per te ardhmen e vendit vendosin qytetaret e saj dhe partneret nderkombetare.

Autoritetet ne Prishtine hodhen serish sot poshte cdo mundesi per ndarjen tokesore te Kosoves. Keto komente pasuan deklaratat e Ministrit te Puneve te Brendshme te Serbise Ivica Dacic sipas te cilit serbet e Kosoves duhet ti bashkohen Serbise ndersa pjesa tjeter te ndahet nga Serbia edhe pse sipas tij kjo nuk i pelqen as Beogradit e as Prishtines. Ai i ka quajtur sterile bisedimet e  nisura ne Bruksel ndermjet Beogradit e Prishtines pasi qe sipas tij do te kalojne vite e dekada dhe nuk do te arrihet asgje nepermjet tyre. Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuqi thote se per te ardhmen e Kosoves vendosin qytetaret e saj dhe partneret nderkombetare. 

Asnjehere Serbia nuk ka mundur te vendos per Kosoven por per Kosoven vendosin qytetaret e saj dhe partneret tane nderkombetare Brukseli dhe Washingtoni. Vullnetet e Serbise kane sjelle luftera gjenocide dhe shenja te pakenaqesise ne rajon. Une duhet te besoj se ata do te ndryshojne kapitullin nga koha e konfrontimeve ne kohen e bashkepunimeve. tha zevendeskryeministri Kuqi.    

Kosova shpalli pavaresine ne shkurt te vitit 2008 dhe eshte njohur nga 75 vende te botes ne mesin e te cilave Shtetet e Bashkuara dhe vendet me te rendesishme te Bashkimit Evropian. Por pavaresia e Kosoves vazhdon te kundershtohet ashper nga Serbia me te cilen Kosova ka filluar nje raund bisedimesh per zgjidhjen e ceshtjeve praktike te interesit te perbashket.

Delegacionet e Kosoves dhe Serbise do te takohen serish gjate dy diteve te ardhshme ne Bruksel ne raundin e katert te bisedimeve te cilat sic thuhet do te perfshijne ceshtjen e personave te zhdukur te trashegimise kulturore dhe njohjes se diplomave shkollore dhe universitare. Ne takimin e radhes ndermjetesuesi i Bashkimit Evropian Robert Kuper pritet tu paraqes delegacioneve te Prishtines dhe Beogradit nje kuader te nje marreveshjeje qe ka te beje me telekomunikacionin energjine dhe levizjen e lire tema keto qe jane shtruar tashme ne bisedime ndermjet te dyja paleve.

Ne Prishtine opozita thote se bisedimet jane ne favor te Serbise dhe Kosova nuk do te kete asnje perfitim prej tyre ne kete periudhe kur Beogradi refuzon te njoh pavaresine e Kosoves dhe kontrollon nje pjese te territorit te saj me strukturat paralele. Por udheheqesit e qeverise besojne se fundi i bisedimeve do te shenoje edhe nje hap drejt forcimit te paqes ne rajon. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›