E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazh, 6A vendi më i preferuar në avion

TIRANE – Vendi 6A në avion është më i preferuari nga pasagjerët. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga websiti i fluturimeve low coast, Skyscanner, ku u pyetën rreth 1000 pasagjerë.

Vendi 6A është shumë pranë hyrjes, mjaftueshëm larg tualetit, duke shmangur bezdisjen që vjen nga lëvizjet e shpeshta të pasagjerëve, dhe për më tepër është pranë dritares.

“Sondazhi ynë tregon se pasagjerët janë shumë të kujdesshëm për të zgjedhur vendin ku do të ulen në avion. Më të preferuarit janë vendet pranë dritareve në pjesën e majtë të avionit, për të shmangur disi zhurmën e motorëve të avionit dhe për t'u mbështetur më mirë.”- shpjegoi drejtori i Skyscanner, Sam Baldwin.

Përveç vendit më të preferuar, rezultatet e sondazhit tregojnë se posti më i padëshiruar është 31E, që ndodhet në mes të avionit, shumë larg daljes dhe tualetit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›