Brunei shteti i 90-të që njeh pavarësinë e Kosovës
PRISHTINE - Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah, përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet.
Po sot, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili ka përcjellë përshëndetjet e përzemërta të ministrit të jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam.
Brunei, zyrtarisht Shteti i Bruneit Vend i Paqes, është shtet në Azinë Juglindore në veri të ishullit të Borneo-s. Është i populluar me mbi 400 mijë banorë dhe ka kryeqytet Bandar Seri Begaëan. Është shteti i 90 që e ka njohur Kosovën që nga shpallja e pavarësisë më 17 Shkurt 2008.
(er.nu/BalkanWeb)