Sondazh/ Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër ja kush do ta fitonte Elbasanin dhe Shkodrën
Në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, qytetarët janë pyetur lidhur me kë nga kandidatët dëshirojnë që të kenë në krye të qytetit të tyre.
Sondazhi i Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, thotë se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër në qytetin e Elbasanit atëhere 57.9% e qytetarëve kanë shprehur vullnet për të votuar përfaqësuesin e majtë Gledian Llatja, ndërsa 42.1% e tyre shprehen se do t’i japin votën Luçiano Boçit.
Të pyetur se kush nga kandidatët po bën fushatë më të mirë zgjedhore mes Llatjes dhe Boçit. 54.4% e qytetarëve pëlqejnë më shumë fushatën e zhvilluar nga kandidati i Partisë Socialiste Gledian Llatja me 0.3% rritje nga sondazhi I herës së kaluar. Në një rezultat jo shumë të largët prej 45.6% të qytetarëve kanë preferuar më shumë fushatën e Luçiano Boçit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Pyetja tjetër drejtuar qytetarëve të Elbasanit në sondash, ishte nëse do të ishin zgjedhje parlamentare, cila do të ishte partia të cilës do t’i jepnin votën. 50.1% e qytetarëve janë shprehur se vota e tyre do të shkonte për Partinë Socialiste, 39.4% e tyre “Koalicionin Bashkë Fitojmë, 6.5% e tyre Partinë Demokratike ndërsa partitë e tjera do të merrnin një përqindje të ulët votash.
Gjatë këtij sondazhi në total janë intervistuar 807 qytetarë ndërsa periudha kur janë marrë në pyetje ishte nga data 1 deri më 5 mars. Popullsia e marrë në pyetje ishte mbi 18 vjeç ndërsa marzhi i gabimit +/- 2%.
Ndërsa, në Shkodër me avantazh të ngushtë do të shpallej Benet Beci me 50.2 për qind të votave.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
