Nga Gani Bobi, te "Gani Zgoby"!
Ylli Dylgjeri
Burra, kjo është një ditë e madhe! A e dëgjuat dje sondazhin e kompanisë "prestigjioze" Zogby? "Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin në janarin e shkuar, atëherë fituese e tyre do të ishte PS-ja". Përsëri në këtë vend u përplasën në një hark kohor prej 24 orësh, një lajm i mirë dhe një lajm i keq...
Lajmi i keq është se një institut sondazhi andej kufinit me Shqipninë, me emrin në shqip Gani dhe mbiemrin në gjuhën bullgare, i kontraktuar nga ZOTI... na lajmëruan se pas pyetjes së publikut shqiptar këtej kufinit se: Cila forcë politike do t'i fitojë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, - i është përgjigjur: PD me 49% të votuesve, PS me 39%, LSI me 6% dhe G99 me 2.5%. Ky ishte lajmi i keq që na dha Shkëlzeni… me shmangie 3%. Lajmi i mirë është se të nesërmen pa u ngrysur dita një institut tjetër me shmangie plus-minus vetëm 3.2% më prestigjioz se i pari, me emrin pjellor Zog-by, me një metodologji më bashkëkohore, pasi pyeti 1000 vetë, kthehu përgjigje si Edi Rama vetë: PS, 37%; PD, 30% dhe të pavendosur 19%. Ky është "lajmi i mirë" dhe i pakorruptuar nga "kërkush". Unë e lexova për shembull me një frymë këtë lajm tek gazetat "e pavarura" pranë PS-së. Njëherësh më shkuan lot në faqe dhe gjithsesi nuk mund të mos kujtoja edhe tërë përkujdesjet e kryetarit të PS-së, Edi Rama, në natën e vitit të ri, për lirimin e nënë Ferides, e dënuar për kultivim hashashi në bahçen e saj. Më pas përjetova edhe sensibilizimin e PS-së dhe firmëtarëve të saj, për të dalë nga burgu nënë Ferideja. Sa të jetë rritur vallë pas kësaj përqindja ndaj Ramë-Feridesë. Folklor shqiptar? Ç'po ndodh çdo ditë në këtë vend? Vallë rrumpalla po vazhdon, edhe për së gjeri edhe për së gjati në piramidën shtetërore? Duhet të besojmë gjithçka që na servir politika e re e falsitetit? Edhe atë të bashkëpunimit më të fundit, me sondazhe! Duhet të pranojmë njëherësh se Shqipëria është edhe vend i korruptuar, edhe se sondazhet janë serioze e të sinqerta. Po kush i drejton dhe kujt i drejtohen sondazhet në një vend që është ndotur i tëri edhe nga ajri edhe nga toka dhe nga deti? Apo që drejtohet nga një Qeveri nën akuzë. Të mos besojmë edhe dyshimet e burimeve autoritative të shtypit amerikan si CNN, CBS News apo ABC, që kur përmend emrin e kompanisë së sondazhit Zogby, që po i serviret publikut shqiptar si një busull e pagabueshme e orientimit politik, nuk gëzon ndonjë imunitet të veçantë ndaj gabimeve. "Zogby nuk mund të konsiderohet si një firmë me reputacion për sondazhe. Ajo mund të konsiderohet më shumë si një firmë promocioni dhe shitje, sesa një kompani sondazhi", - komentojnë mediat amerikane për kompaninë "Zogby".
Po kështu në zgjedhjet presidenciale të Brazilit të vitit 2006, njërin kandidat "Zogby" e vlerësoi me 20% më pak! Për të qenë më të saktë, ky vlerësim iu rezervua kandidatit presidencial Geraldo Alckmin, i cili fitoi 42% nga 22% që parashikoi "Zogby"!!
Kjo kompani sondazhi i merr mostrat e saj për anketim, vetëm nga dosjet kompjuterike që përmbajnë numrat telefonikë të personave të listuar, duke anashkaluar rreth 30% të popullsisë që nuk e ka emrin në listë. "Po kështu 30% e të intervistave të saj i merr para orës 5.30. Intervistat që kryen gjatë këtij orari funksionojnë shumë mirë nëse doni të merrni mendimin e pensionistëve apo amvisave. Por ato nuk reflektojnë mendimin e pjesës më aktive të popullsisë etj.".
Më tej. Numrat po korruptohen çdo ditë në këtë vend. Raportet e Bankës Botërorë, FMN-së si dhe të institucioneve të tjera të transparencës po publikojnë çdo ditë shifra të tjera të panjohura nga taksapaguesi shqiptar. Po kështu vetëm një javë më parë në votimin për buxhetin e bashkisë, kryetari la kokrrën e namit duke i numëruar votat vetë me gisht, si të ishte në mesjetë. Si i bëhet që vazhdon të flasë akoma për një demokraci përfaqësuese, ky Lalë Krosi i vitit 2009. Si thoni pra, kë të besojmë burra? Ta marrim seriozisht edhe këtë sondë, këtë shpim të politikës edviniane? Nuk mjafton që po na shpojnë çdo ditë ekonomikisht me "situatën alla banana", por na lodhin edhe me pseudosondazhe. Etapat e tronditjes së sistemit demokratik në këtë vend janë konstatuar qysh me votimin për ndryshimet kushtetuese. Me pak fjalë, ajo që konstatohet deri tashti, mund të përmblidhet në: Po krijohen kushte, (edhe nga mospajisja me kartë identiteti) sipas të cilave jo më shumë se një e treta e popullsisë do të marrë pjesë në jetën politike, qoftë dhe vetëm në kohë votimi, së dyti, politika është personalizuar, fytyra e kandidatëve po zëvendëson programet, së treti po forcohet ekzekutivi në emër të qeverisjes së sistemit dhe, së fundi, mediat më të njohura janë angazhuar për të mbuluar krahët e superklasës apo kastës së re, duke eliminuar qendrat e rezistencës te partitë dhe individit protestues. Kjo ka ndodhur, sepse pronarët e këtyre mediave janë këshilltarë për administratën e Berishës dhe Ramës. Të shumtët janë mbajtur në kuti nga pakica nëpërmjet opinionit. Ne vetë kemi lejuar të ndodhë influenca e tyre jetën tonë, përmes pseudosondazheve nga Gani Bobi te "Gani Zgobi".