E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet, Ohajo i jep avantazhin Obamës

Bazuar në mesataren në votimet e përpiluara nga sajti RealClearPolitics, në nivel kombëtar Presidenti Barack Obama duket se është 2.5 pikë prapa rivalit të tij Republikan, Mitt Romney.

Por sipas llogaritjeve në shtetet e lëkundura, Obama duke pasur parasysh avantazhin e tij të madh në Ohajo, Pensilvani dhe Ioëa, mbetet favoriti për të fituar zgjedhjet, pasi pa Ohajon për Romney-n do të jetë praktikisht e pamundur.

Këto janë rezultatet një ditë pas debatit të dytë mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë vazhduar fushatën menjëherë pas përballjes në Long Island.

Obama dhe Romney do të kenë edhe një debat të tretë për të shpalosur idetë e tyre dhe më pas për t`u lënë fjalën përfundimtare votuesve në datën 6 nëntor. Obama kishte humbur debatin e parë televiziv me kandidatin republikan por duket se përballja e dytë direkte ktheu besimin tek Presidenti, i cili u duk me luftarak se dy javë më parë.
Zgjedhjet ne SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›